Ne fitoren e sotme 1-0 ne finale ndaj Partizanit, ka dhenee dhe ai kontributin e tij. Sidomos me nje pritje ne pjesen e dyte kur mbajti porten e skuadres se tij te paprekur. Alen Sherri eshte me i lumtur se kurre sepse fitoi te parin titull kampion ne karrieren e tij.
Ai dha një kontribut të jashtëzakonshëm në triumfin historik që Egnatia arriti këtë sezon. Në prononcimin e dhënë për “MCN”, portieri shkodran deklaroi se do ta mbajë fjalë për sa i përket premtimit për dasmën.
“Burrat e mbajnë fjalën, kështu që do e bëj dasmën. Nuk e prisja kaq mirë sezonin. Çdo gjë perfekte, jam shumë i lumtur. Gjithmonë kur futem në fushë, falenderoj Zotin, për mundësinë dhe të mirat që më ka falur. Sot kishim edhe ndihmën e Zotit”, u shpreh Sherri.