Në ndeshjen e sotme Vllaznia- Flamurtari, e reja e formacionit kuqeblu ka qenë aktivizimi i portierit Alen Sherri. Kjo mund të ketë shkaktuar edhe njëfarë habie tek shumëkush por stafi teknik i kuqebluve duket se ka marrë këtë vendim nisur nga gabimi i bërë nga portieri Erind Selimaj në ndeshjen e kaluar me Laçin.

Po ashtu, ka patur edhe njëfarë pasigurie tek tifozët e pranishëm nëse portieri 19 vjeçar do të paraqitej ashtu si duhet ngaqë ka kohë që nuk e ka parë portën. Por paraqitja e tij gjatë 90 minutave të këtij takimi ka qenë përgjithësisht e mirë. Në rastin e golit të Bushiç, ai nuk mund të quhet fajtor sepse u mundua që t’i bllokonte rrezen e portës kroatit. Ndërkohë, në 2-3 momente të tjera ai përgjithësisht i ka zgjidhur mirë situatat e krijuara në zonën e tij. Tashmë mbetet për t’u parë nëse Sherri do të luajë edhe në ndeshjen e rradhës me Kamzën apo në portë do të rikthehet Selimaj.

© shkodrasport.com