Një tjetër Hysaj mund të bëhet pjesë e Serisë A. Pas Elseidit i cili tashmë është shndërruar në një lojtar kyç të formacionit të Napolit si dhe të kombëtares shqiptare, kushëriri i tij Alesio Hysaj është nën vëzhgim nga klubet e elitës së futbollit italian. Mesfushori 18-vjeçar po bën paraqitje mjaft të mira me skuadrën e Materës në Serinë C dhe ka tërhequr vëmendjen e vëzhguesve të disa klubeve të Serisë A.
Alesio Hysaj ka qenë pjesë edhe e kombëtares shqiptare U-19. Natyrisht që karriera e tij sapo ka nisur dhe pret që t’i jepet momenti për të shpërthyer, ashtu siç bëri kushëriri i tij pak vite më parë ndërkohë që tani Elsi është nga lojtarët më të kërkuar në çdo periudhë merkatoje.