Qendërmbrojtësi i kombëtares italiane dhe Intrerit, Alessandro Bastoni është bërë mbrojtësi më i vlefshëm në botë.

Duke ndjekur gjurmët e Alessandro Nesta dhe Leonardo Bonuçi, qendërmbrojtësi zikaltër sipas vlerave të tregut të përcaktuara nga Trasfermarkt, është ngjitur në krye të renditjes speciale.

Vlera e tij përllogaritet të jetë 80 milionë euro. Askush nuk ka bërë më mirë se Bastoni, por ai ende mbetet 20 milionë euro larg rekordit të vendosur nga Virgil Van Dijk me Liverpool në vitin 2019, ku Transfermarkt e vlerësoi 100 milionë euro gjigandin holandez. (A2 Televizion)