Drejtori teknik i “Gea Sport” Alessandro Grigoletto eshte takuar pasditen e sotme me kryetarin e Bashkise Shkoder Lorenc Luka teksa kane biseduar mbi problemet e fundit te krijuar ne klubin Vllaznia. Grigoletto deklaron se jane diskutuar disa pikat te cilat mendon se nuk jane te pazgjidhshme. “Kompania “Gea Sport” është e vendosur për të vazhduar punën tek Vllaznia. Unë merrem vetëm me anën teknike megjithatë besoj se gjërat kanë për ët shkuar mirë”- ka thënë ai. Grigoletto ben ten ditur se projekti i “Gea Sport” ne vitin e pare eshte per tu njohur me skuadren. Pretendimet do te jene ne vitin e dyte dhe te trete.” Sivjet jemi vonë me përgatitjet megjithatë do të njohim skuadrën dhe besoj se do të jemi konkurrentë. Shpejt do vijnë disa lojtarë cilësorë në skuadër dhe po ashtu ajo do të shkojë në fazë përgatitore për t’u bërë gati për kampionat sa më shpejt të jetë e mundur”- ka thënë krahu i djathtë i presidentit Nava.Ne kete takim ka munguar Ardian Grabova i cili ne ditet ne vijim pritet te zgjidhet administrator i Vllaznise ndersa te pranishem kane qene stafi teknik bashke me zevendespresidentin Isuf Isufi dhe shefin e klubit Armir Grima.

www.shkodrasport.com