Nga Gjergj KOLA
Futbollistet shkodrane qe po aktivizohen me sukses neper Akademite e ndryshme europiane po shtohen gjithnje e me shume dhe padyshim qe ky eshte nje lajm i mire. Sot do te ndalemi tek njeri prej tyre. E kemi fjalen per Alessio Gjergji.
I datelindjes 5 korrik 2010, ai ka disa vite qe merret me futboll dhe eshte pjese e Akademise se Udinezes dhe aktualisht luan me ekipin U15 te saj. Ai qe na e ka rekomanduar per te shkruar diçka per kete futbollist, eshte drejtori i Akademise Vllaznia Alban Neziri. Ky i fundit ka qene kete fundjave ne Udine per te shoqeruar nje futbollist shkodran qe do te jete ne prove tek Udineze dhe gjate vizites se tij ne kete klub, ka takuar edhe Gjergjin.
Mjafton te shohesh kete foto dhe e kupton menjehere se kemi te bejme me nje futbollist “gjigand”. Alessio eshte gati 1.90 metra i gjate dhe luan ne rolin e qendermbrojtesit. Per fat te keq, kohet e fundit ka kaluar nje demtim i cili e ka lene rreth dy muaj jashte fushes se blerte, por tashme duket se gjithçka ka kaluar dhe ai eshte rikthyer te stervitet bashke me ekipin.
Sipas Nezirit, pershtypjet e drejtuesve te Akademise se Udinezes per kete futbollist ishin mjaft te mire dhe ato e konsideronin nje element me shume perspektive per te ardhmen. Nderkohe, prej disa kohesh, Alessio eshte bere edhe pjese e ekipeve kombetare te moshave te Shqiperise. Ai vertete ka lindur ne Itali, por lidhjen me origjine e familjes se tij e ka shume te forte.
Ka debutuar majin e vitit te kaluar me kombetaren U15 ne dy ndeshjet qe ajo zhvilloi ne Kukes ndaj kombetares se Kosoves dhe trajneri Dama e aktivizoi menjehere si titullar duke pare te dhenat dhe aftesite e tij.
Natyrisht qe e ardhmja flet per kete lojtar, megjithate Alessios i duhet te vazhdoje te punoje fort ne stervitje çdo dite sepse vetem ne kete menyre mund te arrije te beje realitet endrren e tij dhe te familjes.