Vllaznia U21 po kalon nje moment te mire dhe pas fitores se djeshme ne tranferte ndaj Tiranes, eshte ngjitur ne vendin e pare te renditjes. Nje ecuri e mire e skuadres qe drejtohet nga trajneri Edmond Doçi i cili ne fakt ka patur jo pak veshtire ne krijimin e ekipit jave pas jave per perzgjedhjen e lojtareve qe do te hedhe ne fushen e lojes.
Keshtu ka ndodhur edhe diten e djeshme per perballjen me bardheblute, ku ne dispozicion ka patur edhe disa lojtare te ekipit te pare, por edhe ndonje te ekipit U19. Megjithate risia e ketij takimi ka qene jo vetem perfshirja ne skuader, por edhe aktivizimi si titullar per 90 minuta i portierit 17 vjeçar Alevio Ndoj.
Ai e ka mbushur kete moshe vetem pak dite me pare, por tashme perveçse po mbron edhe porten e ekipit U17, po e ben kete gje ne menyren me te mire te mundshme edhe me ate U21.
Po kush eshte Alevio Ndoj? E ka nisur futbollin qe ne moshe te vogel, fillimisht tek Akademia Ada. Pasionin per kete loje dhe po ashtu edhe per porten, e ka trasheguar nga i ati, ish- portieri i Ades Besnik Ndoj, me pas edhe trajner futbolli, nderkohe qe interesant eshte fakti se ne kete familje ka edhe nje tjeter portier- Besardi i cili po ashtu eshte pjese e ekipit U14 te Akademise Vllaznia dhe njekohesisht eshte grumbulluar edhe nga ekipet kombetare te moshave.
Sa i takon Alevios, te dhenat e tij duken shume te mira dhe jo me kot eshte afruar prej tre vitesh e gjysem tek Akademia Vllaznia sepse drejtuesit e saj e konsiderojne nje portier te se ardhmes. I gjate 1.86 metra, ai shquhet per aftesite e tij ne dalje dhe njekohesisht jeton shume mire me lojen ne zonen e tij.
Padyshim qe edhe keto ndeshjet qe po luan tashme me ekipin U21 do ta ndihmojne te rritet edhe me shume nga ana profesionale dhe Alevio Ndoj duket shume i vendosur per te ecur perpara. Karriera e tij sapo ka nisur dhe sigurisht qe ka shume per te dhene.(www.shkodrasport.com)