Vllaznia dhe Erzeni kanë barazuar 1 me 1 në stadiumin “Loro Boriçi”. Të dyja skuadrat u mjaftuan me 1 pikë në javën e 29-të të Superiores.

Në përfundimin e takimit foli për mikrofonin e MCN, trajneri i Erzenit Alfred Deliallisi.

Diçka më shumë? “Në 90 minuta, përveç një episodi, më vjen keq si pësuam golin. U goditëm ku kishim punuar më shumë. Pastaj barazuam dhe kishim shumë më shumë raste se kundërshtari për ta fituar ndeshjen. Merituam diçka më shumë sot se kundërshtari”.

Çfarë të vjen keq më shumë? “E thashë në fillim. Mënyra e pësimit të golit, kam punuar shumë se dhe kisha analizuar kundërshtarin. Gjatë gjithë kohës ato krosonin nga linja e dytë. Çdo gjë nën kontroll, kundërshtari nuk ishte superiore ndaj nesh ndërsa ne po. Në pjesën e dytë duhej karakter më i fortë se rastet flagrante. Bëm diçka më shumë se kundërshtari”.

Mundeshe të freskoje ekipin më shumë? “Konsumuam po dhe ndërrimi. Kishte intensitet, gjatë gjithë kohës kishim raste ne dhe Vllaznia me diagonale të gjata. Ne dolëm dhe me këto lojtarë shumë herë para portës”.

Pishman? “Jo Kahrimanovic e pyeta se doja ta bëja ndërrimin dhe më tha jam “ok” dhe vazhdova”.

Bëni mirë me skuadrat e mëdha, po pse nuk i përsërisni me të tjerat. Çfarë i mungon Erzenit? “Po të marrim 1 nga 1 ndeshjet, në momentin që ne kemi kriju filozofi dhe fizionomi loje, ne kemi koncept dhe ide shumë të qartë dhe kemi pasur shumë pak luhatje. Kundërshtarët që na lejojnë të luajmë e tregojmë veten më mirë. Skuadra që të motivojnë si Vllaznia, Partizani dhe Tirana. Kemi dhe 7 finale, mendoj pikët aty dhe kemi gjithë mundësitë për të arritur objektivin. Sot kërkova përgjegjësi dhe mos kemi inferiotet ndaj kundërshtarit. Jemi brenda çdo objektivi për të qenë brenda 10 ekipeve të Superiores”.