Çfare ka ndryshuar tek Vllaznia e cila prej 11 javesh nuk njeh shijen e humbjes? Kesaj pyetje, specialiste e gazetare po mundohen t’i japin pergjigjen e duhur duke e analizuar sipas menyres se tyre ndyrshimin qe ka pesuar skuadra qe pas ardhjes se trajnerit Qatip Osmani ne krye te saj.

Gazetari Gentian Alinani duke folur ne emisionin “Studio Sport”, eshte munduar te shpjegoje realitetin aktuale tek skuadra qe renditet per momentin ne vendin e dyte te tabeles se klasifikimit.

“Vllaznia duket se eshte pjekur me shume, po i merr ndeshjet nje e nga nje dhe po i kalon me sukses keto provat e pjekurise. Kishte nje ndeshje te veshtire me Dinamon te cilen e fitoi, por me pas fiton edhe “klasiken” me Tiranen. Kjo do te thote se koha u ka sherbyer per mire lojtareve shkodrane.

Ka nje bosht lojtaresh qe kane mbetur qe nga sezoni i kaluar, qe eshte perforcuar me afrimin e nje mbrojtesi si Stojanoviç qe e ka forcuar kete si repart. Ne mesfushe ka ardhur Krymi qe ka shume eksperience dhe ka rezultuar nje lojtar shume i mire dhe po rezulton vendimtar sidomos ne keto ndeshjet e fundit.

Po ashtu edhe Balaj nuk eshte ai i sezonit te kaluar, ka me shume pergjegjesi tashme, duket me i perfshire ne skuader. Ai vuajti jo pak per te kapur ritmin. Koha pra u ka sherbyer te gjithe lojtareve per t’u shkrire me mire me njeri- tjetrin dhe per te krijuar edhe nje atmosfere te mire me tifozet shkodrane”- eshte shprehur Alinani./www.shkodrasport.com/