Kastrioti ditët e fundit ka kaluar momente jo të mira teksa është larguar trajneri Stavri Nica dhe po ashtu edhe disa futbollistë. Kjo ka bërë që drejtuesit e klubit të mendojnë një riorganizim total të skuadrës.
Për këtë arsye përveç trajnerit Bledar Devolli që pritet të marrë drejtimin e saj, po synohet edhe gjetja e lojtarëve cilësorë. Kështu, njëri nga lojtarët që po kërkohet nga krutanët është edhe mesfushori shkodran Alis Baci.
Ai nuk është një emër i panjohur për ta sepse një sezon më parë kontribuoi për ngjitjen e Kastriotit në Superligë. Më pas vendosi të largohej drejt Gjermanisë ku luajti për ekipin Kosova Munchen ku ka bërë një paraqitje shumë të mirë dhe duke qenë një nga pikat më të forta të tij.
Por ditët e ndërrimit të viteve Baci ka qenë në Shqipëri për të festuar me familjarët e tij dhe për rrjedhojë, drejtuesit e Kastriotit kanë nxituar t’i bëjnë një ofertë për të luajtur për ta.
Vetë lojtari e ka pranuar këtë gjë dhe e ka lënë një opsion të hapur rikthimin sërish pranë Kastriotit megjithatë çdo gjë do të vendoset brenda 2-3 ditësh.
© shkodrasport.com