Alisson Becker beson te mrekullitë… por jo vetëm për shkak të lidhjes së tij të ngushtë me fenë dhe besimin. Ai, me dorezat e lidhur fort përreth pulsit, ka jetuar personalisht dy arritje në kufi të mbinjerëzores në xhiron e një viti. Njëra, në prill të vitit 2018, kur mbronte portën te Roma; tjetra, maji i vitit 2019, në mbrëmjen që në “Anfield” është kthyer në legjendë. Gjithmonë në Champions League.

“Besoj se Zoti vendos dorën e tij te ata që punojnë dhe ne kemi punuar shumë”, fjalët e portierit brazilian. Protagonist i përmbysjes së jashtëzakonshme që i hapi Liverpoolit dyert e finales së Madridit, një përmbysje edhe njëherë në dëm të Barcelonas.

Fat. “Më kishte ndodhur te Roma, tani ndodhi sërish. Në krahasim me ndeshjen në “Olimpico”, punova pak më shumë, por e merituam finalen. Besuam gjithmonë!”, shtoi Alisson.

Nga nata e ëndrrave në “Olimpico” – çerekfinalja e Champions 2018 – me kulmin e arritur te goli i Manolas (3-0 në Romë dhe gjysmëfinalja e arritur pas humbjes 4-1 në “Camp Nou”) dhe ajo në Anfield – gjysmëfinalja e Champions 2019 – që pa triumfin e Reds falë dopietave të Origi dhe Wijnaldum. Dhe pritet, deçizive, të Alisson. Që tani do të luajë për herë të parë finalen e Champions në karrierë.

Një përrallë që nis prej së largu – nga Brazili – dhe që kryqëzohet te Roma dhe një ofertë faraonike, për t’i   siguruar Klopp në portë një siguri: 62,5 mln euro plus 10 të tjera bonus: propozim i parefuzueshëm.

Vera 2018, Roma pranon që të shesë yllin e portës. Alisson largohet me lot në sy, por do të kthehet si turist në kryeqytetin e Perandorisë, nën hijen e Colosseo. Por, sidomos ia di për nder një personi: Marco Savorani, përgatitësi i portierëve të Roma.

Ai që fërgoi Alisson kur mbërriti nga Internacional në verën e vitit 2016 për 8 milionë euro. Madje, Alisson bëri çmos që ta merrte në Liverpool Savoranin, por ishte e pamundur.

Një vit si hije e Wojciech Szczesny për të kuptuar mirë Italinë, Serie A dhe futbollin europian./telesport/