U transferua vetëm para pak ditësh në rradhët e klubit nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Ittihad Kalba dhe sot ka bërë debutimin e tij zyrtar me skuadrën e re. Fjala është për Rejan Alivoden që ka marrë minutat e para në një kampionat jashtë Shqipërie. Mesfushori e nisi nga stoli duelin e javës së 4-ër në EBA.

Skuadra e shkodranit triumfoi në transfertë në shifrat 0-2 ndaj Khorfakkan. Duke marrë fitoren e parë në sezonin 2024-25 dhe duke u ngjitur kështu në kuotën e 4 pikëve pas 3 ndeshjesh. Ku duhet theksuar se ekipi verdhezi ka një ndeshje të prapambetur në kalendar. Për tu kthyer tek Alivoda, ai u hodh në fushë në minutën e 72-të të ndeshjes, duke zëvendësur brazilianin Caio Eduardo.

Në momentin që numri 6-të u hodh në fushë nga ana e trajnerit Rasovic rezultati ishte 0-1 në favor të Ittihad Kalba.

Pas 2 minutash miqtë do dyfishonin shifrat me anë të Moghanlo, duke siguruar kështu fitoren e parë dhe 3 pikët e para. Me Alivoden që bën një debutim me fitore me skuadrën e re dhe në aventurën e tij të parë jashtë vendit.

Mesfushori u transferua në fillimin e muajit shtator në rradhët e klubit arab. Për një shifër që mendohet se është kap çmimin e 200 mijë eurove.

Shumë e cila është derdhur në arkat e klubit të Vllaznisë. Alivoda në Superiore është aktivizuar vetëm me Vllazninë, ku duhet theksuar se ai është edhe pjesë e kombëtares U-21 të Shqipërisë.