Kombëtarja Rajonale U17 e Shkodrës nuk ia ka dalë të shpallet kampione për sezonin 2018-2019. Ajo ka luajtur pasditen e sotme finalen në “Elbasan Arena” finalen përballë ekipit të Zonës së Korçës.

Kjo e fundit ka luajtur më mirë dhe ka fituar me rezultatin 4-2 duke u shpallur kësisoj kampion për këtë grupmoshë.Hysolli, Dervishaj, Beçka dhe Pecani shënuan për korçarët ndërkohë që për shkodranët shënuan Alivoda dhe Bizi.

Në këtë mënyrë Shkodra U17 është mjaftuar me vendin e dytë në edicionin e sivjetëm. Ajo kaloi në ndeshjet në grup ekipet e Tiranës dhe Durrësit, megjithatë nuk ia ka dalë të fitojë trofeun.

Megjithatë ajo mbetet ekipi me paraqitjen më të mirë nga ekipet e Zonës së Shkodrës sepse si ai U13 dhe ai U15 nuk arritën dot të jenë në finalet e sotme.
© shkodrasport.com