“Chiellini nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Gjithsesi, do të duhen 10-15 ditë pushim për të rikuperuar pas dëmtimit”, ka deklaruar trajneri Massimiliano Allegri në konferencën për shtyp, në prag të ndeshjes që bardhezinjtë do të luajnë ndaj Parmës, në kampionat. Mungesa e kapitenit krijon jo pak probleme në mbrojtje, por Allegri duket se gati zëvendësuesin.
Mario Mandzukic back in #Juventus ’ squad to face #Parma tomorrow, Martin Caceres replaces the injured Giorgio Chiellini & Leonardo Bonucci
— GMsports (@TheGMsports) February 1, 2019
“Ndaj Parmës do të luajnë në mesin e mbrojtjes Caceres dhe Rugani, një dyshe që jep shumë garanci. Në portë do të jetë Perin, ndërsa në krahë do të luajnë Zpinazzola dhe Alex Sandro”, thotë Allegri, që jep edhe lajmin e madh. “Në sulm do të rikthehet Mandzukic, do të luajë së bashku me Ronaldon. Nuk kam vendosur ende se kush do të jetë i treti: Dubala, Bernardeschi apo Douglas”, tha Allegri.
https://twitter.com/juvedesigner/status/1091057897470156800/photo/1
Juventusi rikthehet në fushë pas dy ndeshjeve jo fort të mira, ndaj Lazio e Atalanta. Në “Olimpico” bardhezinjtë përmbysën shifrat në fund, ndërsa në Bergamo erdhi humbja e papritur, që i eliminoi nga Kupa e Italisë. “E rëndësishme është të rikthehemi sa më shpejt te fitorja. Ndaj Lazio dhe Atalanta kemi gabuar shumë, sidomos kemi humbur shumë topa në mesfushë dhe kjo na penalizoi”, u shpreh trajneri bardhezi.
Në lidhje me ndeshjet e Champions League, trajneri tha: “Në Europë janë 7-8 skuadra që mund të shkojë në gjysmëfinale edhe pse në fund vetëm 4 prej tyre do të shkojnë deri aty. Nuk do të thotë se kemi Ronaldon e do të shkojmë me çdo kusht deri në finale. Duhet të punojmë shumë për të mposhtur fillimisht Atletico e më pas të mendojmë për të ardhmen”, tha Allegri.