Ndeshja në “Allianz Stadium” mes Juventus dhe Atalantës mund të sjellë shumë përgjigje për të dy trajnerët e skuadrave respektive. Allegri duhet të përballet me emergjencën mes mesfushës dhe sulmit, por kishte më shumë kohë për t’u përgatitur për ndeshjen sesa Gasperini.
Allegri ndjen keqardhje për kolapsin e fundit: “Na vjen keq për pikët e humbura gjatë kësaj periudhe. Objektivi sezonal ishte që të arrinim në mars në kushtet më të mira për katër vendet e para, pastaj jemi në gjysmëfinale të Kupës së Italisë. Tani për tani jemi në një linjë me atë që duhet të bënim, le të përpiqemi ta mbyllim sa më mirë”.
Trajneri i Juventusit tregoi në konferencën e sotme për shtyp pse u dorëzuar skuadra në luftën për titull: “Ka pasur një ndërrim brezash pas 9 vitesh të jashtëzakonshme. Jemi në një periudhë rinovimi, që tani ka filluar, por e rëndësishme është të hyjmë çdo vit në Champions League, sepse për shumë skuadra është vendimtare në planin ekonomik. Nuk është e lehtë, sepse gjithmonë luftojnë 6-7 ekipe për këtë në Serie A, si këtë sezon.
Ne u përpoqëm të luftonim për titullin, pastaj në muajin e fundit e braktisëm këtë ambicie. Skuadra po rritet, por ka lojtarë që duhet të luajnë ndeshje të rëndësishme. E ardhmja jonë është e rëndësishme.”