Cristiano Ronaldo nuk do ta nisë nga minuta e parë ndeshjen e Juventus ndaj Atalanta-s në Serie A ditën e mërkurë, por do të jetë në stolin e rezervave, diçka që nuk e kemi parë shpesh gjatë karrierës së tij.
Këtë e ka konfirmuar trajneri Massimiliano Allegri në konferencën e shtypit një ditë përpara sfidës.
“Për të parën herë, Ronaldo do të ulet në stol dhe do të shohë shokët e ekipit nga jashtë fushës. Jam shumë i lumtur me paraqitjet e tij, statistikat flasin vetë, por dua që ai të jetë në formë optimale në mars, kur të fillojë faza vendimtare e sezonit,” shprehet trajneri i Bardhezinjve.
Hera e fundit që portugezi është ulur në stol ka qenë 17 gushti i vitit 2017, në Superkupën spanjolle ndaj Barcelona-s. Ai u fut nga stoli në minutën e 58-të dhe shënoi golin vendimtar njëzetë minuta më pas, përpara se të dilte me karton të kuq.
Gjithsesi në një ndeshje kampionati, hera e fundit që Ronaldo ka qenë ulur në stol ishte 23 prilli i vitit 2011, kur Real Madrid fitoi 6-3 ndaj Valencia-s. /telesport/