Kur flasim per Vllaznine, ajo nuk eshte vetem futbollisti ne fushen e lojes apo trajneri. Ky emer me se shumti ka lidhje me tifozet e saj te zjarrte dhe te mrekullueshem te cilet konsiderohen te veçante nga te gjithe.

E nese flasim per tifoze, kurrsesi nuk mund te anashkalosh njerin prej tyre, ate qe njihet ndryshe si “kryetifozi” i Vllaznise, Astrit (Tuti) Rrahmani. Po ndalemi sot tek ky personazh sepse ai ka ditelindjen. Feston 61 vjetorin e lindjes dhe me kete rast ne emer te redaksise se gazetes “Shkodra Sport” dhe gjithe lexuesve te saj i urojme edhe 100 vite te tjera te lumtura!

Tuti- siç e njohin te gjithe, ka mbi 40 vite qe eshte prane Vllaznise, skuadres se tij te zemres dhe kuptohet ka ndjere shume kenaqesi, ashtu si dhe zhgenjime, por asnjehere nuk e ka tradhetuar, por ka vazhduar ta mbeshtese.

“Kryetifozi” kuqeblu ka shpenzuar edhe shume nga ana financiare per te organizuar per vite te tera tifozet dhe ne fakt, pakkush e ka vleresuar ashtu si duhet. Per tifoze te tille ne fakt ka nevoje edhe sot Vllaznise gjithnje e me shume. Tifoze qe asnjehere nuk e braktisin, tifoze qe qajne e qeshin kur ajo luan.

“Boria” e njohur e Tutit me siguri qe do te vazhdoje te degjohet fort ne stadiumet ku do te luaje Vllaznia, sepse kjo eshte gjeja qe ai te beje me mire. Neve nuk na mbetet gje tjeter veçse t’i urojme jete te gjate dhe sa me shume kenaqesi te marra prej Vllaznise!
Gjergj KOLA