Nga Gjergj KOLA

Personazhet e njohura të futbollit në Shkodër janë të shumtë. Një pjesë e tyre, mbas mbylljes së karrierës sportive, nuk janë marrë më me futboll, por ka edhe prej atyre që vazhdojnë të jenë shumë aktiv, kryesisht në rolin e trajnerit. Njëri prej tyre është pikërisht edhe Altin Xhahysa. Ai ka provuar te drejtoje Terbunin, Vllaznine B, Murlanin, Aden, ka punuar po ashtu edhe si trajner tek Akademia Vllaznia

Po ndalemi sot tek Altin Xhahysa sepse ka ditëlindjen, mbush gjysmëshekulli, pra 50 vjeç dhe me kete rast, ne emer te redaksise se gazetes “Shkodra Sport” dhe gjithe lexuesve te saj, i urojme edhe 100 vite te tjera te lumtura!

Mesfushori shtatëshkurtër është një nga emrat e njohur të futbollit shkodran në gjysmën e dytë të viteve ’90 teksa bëhet pjesë e rëndësishme e Vllaznisë, madje duke kontribuar edhe në fitimin e titullit kampion me të në vitin 1998.

Një lojtar krahu, shumë i shpejtë por edhe konkludues para portave kundërshtare. Xhahysa gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe për Bylisin, Besëlidhjen, Apoloninë dhe Tërbunin./www.shkodrasport.com/