Nga Gjergj KOLA

Volejbolli shkodran i femrave i viteve ’70 ka qene i nje niveli te larte sepse pjese e ekipit te Vllaznise se atyre viteve kane qene emra te shquar si Hyrije Shkambi, Greta Greta Shllaku, Sadie Gogo, Xhevahire Bilbili, Farida Halluni, Shpresa Çela, Domenika Hila, Millojka Vaso, Violeta Curri, Bukurije Alibali etj.

Sot do te ndalemi tek njera prej ketyre lojtareve, pikerisht tek Millojka Vaso sepse ajo ka ditelindjen. Feston 70 vjetorin e lindjes dhe me kete rast, ne emer te redaksise se gazetes “Shkodra Sport” dhe gjithe lexuesve te saj, i urojme edhe 100 vite te tjera te lumtura!

Ka lindur në Vrakë të Malësisë së Madhe më 16 janar 1954 dhe angazhimi i saj me sportin e volejbollit do të fillonte rastësisht. Ka qene trajneri i njohur i volejbollit Vehdi Sulejmani që do të shkonte në shkollën e Vrakës për të parë elementin cilësor dhe ndonëse Millojka luante në formacionin e dytë në ndeshjen që u zhvillua, ajo spikati me lojën e saj dhe si rrjedhojë trajneri Sulejmani e përzgjodhi atë dhe dy vajza të tjera, raporton shkodrasport.com

Por Millojka nuk pranoi t’i bashkohej ekipit të të rejave të Vllaznisë, sepse ishte periudhë provimesh në shkollë dhe e kishte mendjen tek to. Më vonë ajo do të vazhdonte shkollën Peadagogjike dhe trajneri Sulejmmani do të shkonte sërish ta takonte, derisa e bind për t’i hyrë zyrtarisht volejbollit.

Dhe kështu ndodhi teksa ajo nis stërvitjet me ekipin dhe do t’i mjaftonin vetëm pak muaj për të treguar vlerat dhe për të qenë lojtarja kryesore e ekipit të të rejave. Kaq mjafton që drejtuesit e ekipit të bëjnë kërkesën për ta kaluar me ekipin e parë të Vllaznisë. Dhe Millojka në vend që të gëzohej, nis të qajë, sepse mendon që me të rriturat do të qëndronte rezervë, raporton shkodrasport.com

Në fakt nuk do të ndodhte kështu ngaqë pas disa seancave të para stërvitore zë vend si titullare në formacion. Dhe prej asaj dite e deri kur e ka lënë sportin, Millojka Vaso nuk ka qene më asnjëherë rezerve por vetëm një lojtare e rëndësishme e ekipit të parë të Vllaznisë.

Të mos harrojmë se është vetëm 16 vjeçe dhe në ndeshjet e Kupës së Republikës që do të zhvillohen vetëm pak kohë më vonë në Korçë, do të shpallej lojtarja e re më me perspektivë në Shqipëri. Ka luajtur në rolin e pasueses ku ka spikatur me performancen e saj dhe jo me kot, per 8 vite me rradhe ka mbajtur edhe shiritin e kapitenes se ekipit.

Do te jepte nje knntribut te madh per volejbollin shkodran per 12 vjet dhe pikerisht per kete arsye, ne janarin e vitit 2022 Presidenti i Republikes i akordoi asaj titullin “Mjeshtre e Madhe”./SHKODRA-SPORT.COM/