Nga Gjergj KOLA

Në historinë e klubit Vllaznia ka patur shumë futbollistë të cilët kanë lënë gjurmë me aktivizimin e tyre me fanellën kuqeblu për vite me rradhë.

Njëri prej tyre është pikërisht Zyhdi Basha, ish- futbollisti i Vllaznisë i cili sot e ka ditë feste. Ai feston 78 vjetorin e lindjes së tij dhe me kete rast, ne emer te redaksises se gazetes “Shkodra Sport” dhe gjithe lexuesve te saj, i urojme edhe 100 vite te tjera te lumtura!

Zyhdi Basha ka lindur në Shkodër më 25 shtator 1946 dhe qe ne moshe te vogel zgjedh te merret me futboll, duke patur ne shtepi nje futbollist te Vllaznise siç ishte i vellai i tij me i madh- Xhoda.

Ka luajtur në vitet 1966-1976 si mbrojtës i djathtë me Vllazninë. Gjatë kësaj periudhe ka fituar dy tituj kampion në vitet 1972 dhe 1974 si dhe Kupën e Republikës në vitin 1972.

Padyshim që gjatë këtyre viteve të karrierës së tij sportive ka lënë gjurmë, duke marrë e përcjellë më pas traditën e shquar të familjes Basha nga vëllai më i madh Xhevdeti, e për ta pasuar tek më të vegjlit Lutfia, Vehbia, Besimi dhe për të përfundur tek i nipi- Çlirimi./www.shkodrasport.com/