Nga Gjergj KOLA

Nese flasim per atletiken ne Shkoder dhe Shqiperi, nje emer i cili kurrsesi nuk mund te anashkalohet eshte ai i Gezim Memes, i cili per nje periudhe gati 30 vjeçare ka spikatur me punen e tij si trajner i Vllaznise dhe i kombetares shqiptare. Po ndalemi sot tek ky personazh sepse kjo dite perkon me ate te ditelindjes se tij, ate te pervjetorit te 78-te te tij dhe prandaj eshte momenti me i mire per ta kujtuar ate.

Gezim Mema ka lindur ne Shkoder me 17 shtator 1946 dhe qe ne rinine e tij do t’i perkushtohej sportit te atletikes, perveçse do te punonte per vite me rradhe edhe si mesues. Karriera e tij si sportist nuk ka qene ne nivele te larta, megjithate shkelqimin e tij te madh do ta kishte ne rolin e trajnerit.

Eshte emeruar kryetrajner i atletikes ne Klubin Vllaznia ne vitin 1981, ne nje periudhe te veshtire per kete sport ne Shkoder ku gjen ne ekip vetem 4 sportiste dhe ne vendin e fundit ne kampionat. Brenda nje kohe te shkurter ka arritur te kete ne piste plot 150 vajza dhe 250 djem, te cilet sterviteshin nga 25 trajnere.

Si rrjedhoje do te vinin edhe sukseset e njepasnjeshme. Gezim Mema ka mbajtur per 23 vite detyren e kryetrajnereit te atletikes, ku me pas kane ardhur edhe shume tituj kampion, kupa Republike e trofe te tjere te fituar nga ekipi i Vllaznise qe filloi dominimin ne atletiken shkodrane, dominim qe vazhdon edhe sot e kesaj dite.

Nderkohe qe me pas ka mbajtur edhe detyren e shefit te Zyres se Sportit ne Bashkine Shkoder ndersa nga viti 2000 dhe deri me 2013 ka qene drejtor i Sportklub Vllaznia. Sukseset edhe ne kete detyre kane qene te shumta derisa ky klub per disa vite rresht eshte vleresuar si me i miri ne Shqiperi.

Per kontributin e tij te madh si trajner, Bashkia Shkoder vitin e kaluar me rastin e festimeve te 100 vjetorit te SK Vllaznia, e shpalli ate “Trajner te Shekullit”.

Gezim Mema u nda nga jeta me 23 qershor te vitit 2020 ne moshen 73 vjeçare pas nje semundje te rende, duke lene pas shume kujtime te bukura dhe nje kontribut te madh per sportin shkodran dhe shqiptar./www.shkodrasport.com/