Sot ne familjen “Kraja” duhej te ishin duke festuar, por per fat te keq kjo nuk mundet te ndodhe. Nefaili, shtylla e kesaj familje, prej kater vitesh e gjysem nuk jeton me, por serish pjestaret e saj do te kene arye per ta kujtuar ate me rastin e 67 vjetorit te lindjes se tij.

Nefail Kraja ka lindur ne Shkoder me 4 maj te vitit 1956 dhe ne rinine e tij eshte marre me sport, duke iu perkushtuar maksimalisht atletikes e duke u angazhuar shpejt tek ekipi i Vllaznisë, pikërisht në grupin e hudhësve dhe profilizohet tek shtiza.

Një sportist me një vullnet shumë të madh dhe rezultatet nuk do t’i mungonin. Pas Vllaznisë, do të kalonte tek Partizani gjatë periudhës së shërbimit ushtarak, para se të kthehej sërish në Shkodër.

Këtë herë do të kishte trajner, një ish- kolegun e tij sportist, pikërisht të ndjerin Kujtim Rrjolli dhe bashkë me Pjerin Tafilin apo dhe të tjerë hudhësa, arritën rezultate shumë të mira edhe në vitet ’80 duke i dhuruar jo pak suksese ekipit të Vllaznisë.

Por ndërkohë, pas lënies së sportit, për një periudhë të shkurtër Nefaili do të bënte edhe rolin e trajnerit duke nxjerrë kampionë të tillë si Vladimir Sokoli etj.

Ndërkohë, pas viteve ’90 do t’i përkushtohej më së shumti peshkimit dhe ishte një nga më të njohurit në Shkodër, por gjeti kohë që të mos largohej sërish nga sporti. Anëtarësohet në shoqatën e veteranëve dhe merr pjesë në disa aktivitete ndërkombëtare duke u shpallur madje edhe Kampion Ballkani.

Por kur duket se trupit te atij njeriu plot muskuj nuk mund t’i bente asgje asnje lloj semundje, ndodhi ndryshe dhe me 20 shtator te vitit 2018 Nefaili nderroi jete pas nje semundje te rende.

Megjithate sot eshte dita per ta kujtuar ate me rastin e 66 vjetorit te lindjes dhe secili prej nesh duhet ta kujtoje Nefailin ashtu siç e ka njohur, si nje sportist te mire, trajner te tille dhe mbi te gjitha, si nje njeri i shkelqyer dhe per kete arsye, nuk na mbetet gje tjeter veçse te themi edhe njehere: Kujtimi yt do te jete i perjetshem Nefail Kraja!
Gjergj KOLA