Nga Gjergj KOLA

Nëse flasim për historinë e futbollit shkodran, një nga emrat më të nderuar, të respektuar dhe të rëndësishëm është padyshim edhe ai i Prek Gjeloshit, ish- kapitenit të Vllaznisë. Një futbollist legjendar i cili sigurisht që meriton vendin e tij në panteonin e futbollit shkodran.

Po ndalemi sot tek ky personazh sepse kjo ditë përkon me 105 vjetorin e lindjes së tij dhe natyrisht që ky është momenti i duhur për ta rikthyer në vëmendjen e sportdashësve shkodranë dhe jo vetëm.

Preka lindi me 27 tetor të vitit 1919 në lagjën Kllogjën të Dushmanit në Dukagjin, pra si sot 104 vite me pare. Në moshë fare të vogël mbetet jetim se i vdes i jati dhe që nga ajo kohë kur nuk i kishte mbushur akoma 4 vjet së bashku me ungjin e tij dhe nënë u vendosën në lagjen e vjetër Badra të Shkodrës. Si jetim që ishte me ndihmën e misjonarve të kishës rregjistrohet në shkollën e jezuitve, ku mori edhe mësimet e para për të cilat ishte shumë intiligjent dhe i pasjonuar, shkruan shkodrasport.com

Nga ana tjetër që herët në fëmijri si shumë bashkmoshatarë filloi të luante herë me topin e leckës, herë me të llastikut rrugicave të lagjes së tij. Pa vonuar topi do të bëhej pasioni numër një i jetës së tij. Futbollin do ta fillonte me vëllezërit Mark e Loro Boriçi, Kin Bushatin, Latif Alibalin, Muhamet Ademin, Reshat Rusin etj.

Ndeshjet pasonin njëra tjetrën në rrugicat e qytetit dhe fushën e lagjës Gjuhadol, Rus i vogël, Lamijej, Dudas, në fushën e vjetër të zallit të Kirit etj. Duke luajtur Prekë Gjeloshi do të shpaloste mes shokëve cilësitë më të mira teknike e fizike, prandaj edhe zë vend në shoqeritë sportive të qytetit si me “Juventusin” dhe “Djelminë shkodrane” ose siç thirrej fillimisht “Malet tona”.

Gjeloshi duket tek “Vllaznia” që në vitin 1936 por vetëm në vitin 1937 mundi të zë vend stabël në formacionin e të rriturve të Vllaznisë e cila këtë sezon shpallet nënkampjone e vëndit pas Tiranës me një golavarazh mjaft pozitiv 55:15. Prekë Gjeloshi do të militonte vazhdimisht në radhët e kësaj viganje të futbollit tonë në harkun kohorë 1937-1957 deri kur do të varte me nostalgji këpucët në gozhdë.

Gjatë viteve të okupacionit aktivizohet në shoqëritë sportive të qytetit sidomos në rradhët e “Tigrit “ ku së bashku me shoqëritë e tjera, nuk e lanë të shuhet jeta sportive futbollistike në Shkodër.”Pas çlirimit në vitin 1945 rinisë kampjonati kombëtar i futbollit iu ndërprerë de fakto qyshë në vitin 1937, citon shkodrasport.com

Ai tani, ishte jo vetëm titullar por edhe kapiten i “Vllaznisë” duke fituar me skuadrën shkodrane dy titujt e parë në vitet 1945, 1946”.[16]” Vllaznia” në vitin 1945 arrin fitorën e saj të parë historike, fitore që enëdrroi dhe e kërkoi për 15 vjet rresht.

Prekë Gjeloshi është pjesë e atij njëbëdhjetshi historik që i dha Shkodrës ku lindi futbolli trofeun e parë. Gazetari sportiv Besnik Dizdari tek libri i tij ”Historia e Kampjonateve kombëtare të futbollit ” thekson se njëmbëdhjetshi shkodranë i 1945-ës kishte jo pak emra të spikatur të viteve 30-të si Prekë Gjeloshi, Muc Koxhaj, Adem Smajli, Bimo Fakja, Errnest Helepjani, Loro Boriçi, Met Vasija, Latif Alibali, plot tetë nuk ishin pak shto këtu edhe Dodë Tahirin që vinte nga kampjonati i Malit të Zi.

”Vllaznia” me 10 fitore, një humbje edhe atë oferfajt me, vetëm me dy gola të pësuar nga SK ”17Nëntori” ishte bilanci i kësaj “Vllaznie” që kishte atë që meritonte se i përkiste prej kohësh. Prekë Gjeloshi me 23 e 26 dhjetor në dy ndeshjet finale të kampionatit të vitit 1945 me “17 Nëntorin”, ka qënë digë e pakalushme e mbrojtjes shkodrane.

Do të vinte kampjonati i vitit 1946 dhe përseri “Vllaznia” do të shpallej kampione. Skuadra e kapedan Prekës ishte shumë e kompletuar, kompakte si kurrë ndonjëherë tjetër, më një mbrojtje të çeliktë , më një portjer shumë në formë të mirë, me një sulm të papërmbajtshëm aq sa ekipi kishte shpalosë një profil terësisht sulmues, duke shënuar 12 fitore rradhazi me mesataren 3,2 gola për ndeshje, pa pësuar asnjë humbje dhe asnjë barazim dhe duke pësuar vetëm tre gola.

Gjeloshi si ndeshjen më mbreslënëse kujtonte takimin me “17 Nëntorin” në Tiranë ku shkodranët paten fituar thellësisht 1:5. ”Pjesa e parë për ne qe gjithë tension. Mbrojtja dhe portjeri Tahiri u gjëndëm në shtetrrethim të plotë për 44 minuta deri sa erdhi goli i barazimit i Adem Smajlit, gol që na mbushi me frymë.

Pjesa e dytë u shëndërrua në një rrëmore golash për ne. Unë duke bërë shaka, i thosha portjerit Tahirit,”bjeri fyellit” se nuk të trazon kush më sot[20]. Me 7 dhe 14 korrik 1946 “Vallaznia” me një bilanc të pa parë në historinë e futbollit shqiptarë me pikë të plota diskuton titullin me “Famurtarin” e Vlorës, Prekë Gjeloshi i sporovuar në sfida me kapitale në të dy takimet ka qënë njeri prej lojtarve më të mirë në fushë.

Kronika sportive e ndeshjes së 7 korrikut ka nënvizuar si më të dadhuarit e “Vlaznisë” Gjelopshi, Koxhja, Mirashi, ndersa pas ndeshjes së dytë të 14 korrikut në kroniken e lojes thuhej. Nga “Vllaznia” mbi të gjithë u dadhue Gjeloshi, për klasin e tij të naltë, mbrojtës gjakftoftë me hap të shpejtë e të matur”.

Shtypi i kohës për “Vllazninë” e 1946 shprehej, Tahiri, Gjeloshi, Dibra, Fakja, Osmani, Koxhaj ishin një gjashtshe të cilën ashtu monolite nuk e kishin parë kampjonatet e Shqipnisë. Prekë Gjeloshi është pjestarë i njëmbdhjetshit themelues të nacionalës shqiptare në ndeshjën e parë zyrtare ndërkombëtare të luajtur me përfaqësuesën e Malit të Zi me 22 shtator 1946, takim që skuadra e jonë e pati filluar më këmbë të mbarë duke fituar 5:0.

Prekë Gjeloshi ishte në 22-shen selektive të tajnerit jugusllav të Përfaqësues sonë Ljubsia Broçiç[22]. Gjeloshi Ballkanjadën e ndoqi i gatshëm nga stoli, ndonëse akoma sot e kësaj dite mbetet enigmatike lënja jashtë formacionit e Prekë Gjeloshit, Foto Jankut, Ruzhdi Bizhutës e Xhelal Jukës.

Trajneri këtë qëndrim e mbajti në çastet e fundit përpara fillimit të ndeshjës së parë të Ballkanjadës, me sa duket Gjeloshi e Juka etj u sakrifikuan për hirë të skemave taktike, gjithësesi këto janë ligjet e pashkruara të futbollit dhe këta nuk ishin as të parët as të fundit që sakrifikohen nga trajnerët në kompeticione të tilla.

Xhelal Juka edhe sot e kujton disi i brengosur mos aktivizimin në Ballkaniadë.”Broçiç ka qënë një trajner i rreptë dhe profesionist, merrte vendime të guximshme dhe të prera. Ai ishte në dilemë kë të aktivizonte më parë, nga që përvoja jonë nderkombëtare ishte baraz me një ndeshje miqësore dhe diferencat ishin të pa përfillshme mes kandidatëve.

Ata që u aktivizuan e justifikuan vetën me rezultat, dhe trajneri nuk pati nevojë të eksperimentojë kështu që ne mbetëm të gatshëm”.[23] Në takimin e parë zyrtarë me “Partizanin” me 27 gusht 1946, Gjeloshi merr vlerësimin i mrekullushëm, dhe në mënyrëtë posaçme për lojën korrekte, I mrekullushëm ka qënë ka qënë edhe kampjonati i vitit 1947.

Me gjithë largimiet e disa titullarve kampjon të 46- es në drejtim të “Partizanit”, “Vllaznia” e Prekë Gjeloshit, ka qënë pretendentja kresore për fitimin e titullit, një autokambanjë e vertetë golash, së cilësh ja ngriu gazin në buzë në minutat e fundit grabiqari i etur “Partizani” i sa po formuar me lojtarët më të përzgjelluar të ekipeve kohës.

Diferenca mes kampiones dhe nënkampiones, qe vetëm një pikë 29:28. ”Vllaznia” ralizoi 13 fitore 2 barazime dhe vetëm një humbje me “Partizanin”, të cilit ja kthej revanshin me të njetën monedhë 2:1. Ekipi shkodran shenoj 63 gola dhe pesoj vetëm 9, kundrejt 56:15 të “Partizanit”. Barazimi fatal me Dinanon e Korçës i humbi titullin kampion për te tretën herë radhazi shkodraneve.

Në kampionatin e vitit 1948 përseri “Vllaznia” shfaqet si favorite, por çuditrisht dy pretendetet kryesore kampionia dhe nënkampionia ishin të vëndosura në një grup.

Me 4 prill 1949 “Vllaznia” shpartallon “Partizanin” kampion 4:1 në Shkodër. Prekë Gjeloshi në krye të prapavijës shkodrane vigjilon i sigurtë. “Sulmi i shkëlqyer, Kavaja, Boriçi, Mirashi 4 shkodrane që mbanin fanellën e “Partizanit” në anën tjetër dorzohen”. Me 4 korrik “Partizani” do të hakmerrej në Tiranë, duke fituar 2:1.

Përfundimi i ndeshjeve të grupit A rezultoi në një ekulibër të plotë forcash mes “Partizanit” e “Vllaznisë” të cilat grumbulluan numër të barabatë pikësh 17, numër të barabartë fitoresh 8, barazimesh 2 dhe humbjesh 1, me golaverazhë 34-8, kundrejt 26-7 në finale me Vlorën u kualifikue “Partizani”, i cili e varrosi pa mëshorshëm endrrën vlonjate, raporton shkodrasport.com

Edhe në kampionatin e vitit 1949, kapedan Preka në krye të një “Vllaznie” të gërryer nga erozioni masiv i kampjonve të saj, por që nuk din të dorzohet, renditet në vendin e dytë 26 kundrejt 30 pikëve që grumbulloi ulkonja e pa mëshirshme “Partizani”.

Prekë Gjeloshi me ekipin e “Vllazisë” fitoi dy kampionate (1945, 1946) dhe 4 herë të tjera vitet 1937, 1947, 1948 dhe 1949 qe vetëm një hap larg titullit, aq sa shpeshherë e brengoste vetëm mungesa e fatit, që e divorcoi nga trofeu i dashur, kur kishte shtrirë dorën ta rrokte e ta përkëdhelte me dashuri.

Prekë Gjeloshi është përballur në disa sfida të rëndësishme nderkombëtare që ka zhvilluar ekipi i “Vllaznisë” si me “Budiçnostin”, ”Hajdukun” e Splidit, ”Spartakun” e Moskës, ”Tivarin”, ”Kotorrin”, SK “Llovçen”, “Titogradin”, “Prizrenin” dhe “Divizionin e 46” Jugusllav.”Vllaznia” pati sukses të plotë përfshi edhe fitorën e paharruar me “Hajdukun” 2:1 në të gjitha këto përballje përjashto Spartakun e Moskës 0:3./www.shkodrasport.com/