Në mundjen e lirë në Shkodër për shumë vite me rradhë kanë kontribuar për lartësimin e emrit të Vllaznisë shumë emra të shquar sportistësh e trajnerësh dhe njëri prej tyre padyshim që është edhe ish- mundësi dhe ish- trajneri Isa Vejuka.

Po ndalemi sot te ky personazh sepse kjo datë përkon me 74 vjetorin e tij të lindjes dhe padyshim që ky është një moment për ta kujtuar dhe për ta nderuar për kontributin e dhënë në këtë sport.

Ai ka lindur në Shkodër më 15 qershor 1949 dhe rininë e tij do ia kushtonte sportit dhe në fakt ai ia “shpërbleu” me atë se çfarë i dha: Sukseset dhe mirënjohjen e të gjithëve.

Isa Vejuka ka qenë një nga mundësitë më të spikatur të Vllaznisë së viteve ’70 teksa ka arritur të shpallet edhe dy herë kampion I Shqipërisë në vitet 1975 dhe 1979 ndërkohë që në fundin e viteve ’80 ka punuar edhe si trajner I ekipit të Vllaznisë duke spikatur për punën e tij shumë profesionale.

Ka mbajtur titullin “Mjeshtër Sporti”, si rezultat i kontributit të madh të dhënë për këtë sport. Po ashtu, është vlerësuar si një nga “mundësit e shekullit” me rastin e festimeve të 100 vjetorit të SK Vllaznia. Isa Vejuka u nda në mënyrë të parakohshme nga jeta më 27 korrik 2015 në moshën 66 vjeçare.
Gjergj KOLA