Nga Gjergj KOLA

Nese flasim per historine e futbollit ne Shkoder dhe duam ta nisim nga portieret qe e kane shkruar ate, padyshim qe emri i pare qe te bie nder mend eshte ai i Paulin Ndojes. Do te ndalemi sot tek ky personazh shume i njohur sepse sot ka ditelindjen.

Legjenda e portes shkodrane feston 79 vjetorin e lindjes dhe me kete rast, edhe gazeta “Shkodra Sport” i uron edhe 100 vite te tjera te lumtura!

Paulin Ndoja ka lindur ne Shkoder me 19 dhjetor 1945 dhe ne moshe te re nis te merret me futboll duke spikatur menjehere. Ne moshen 20 vjeçare ai te fitonte Kupen e Shqiperise me ekipin e Vllaznise, pikerisht ne vitin 1965.

Me pas e dergojne ushtar ne Skrapar dhe rikthehet serish ne Shkoder per te dhene kontributin e tij ne fitimin e titullit kampion dhe Kupes se Shqiperise ne sezonin 1971-72.

Nje vit me vone do ta largonin nga futbolli per arsye biografike. Ne vitet ’80 do te niste detyren e trajnerit te portiereve te cilen do ta ushtronte deri para dy vitesh. Kjo eshte nje biografi e shkurter sportive e Mjeshtrit te Madh Paulin Ndoja./www.shkodrasport.com/