Prej gati nje dekade ka dhene kontributin e tij si drejtues i Akademise Vllaznia, nderkohe kohet e fundit ka nisur te jape kontributin e tij per sportin ne Bashkine Shkoder. E kemi fjalen per Alban Nezirin (Hasanin). Po ndalemi sot tek ky personazhngaqë ka datëlindjen dhe mbush 46 vjeç. Neziri ka lindur në Shkodër më 25-prill 1978 dhe jetën e tij ia ka kushtuar futbollit.
Në futbollin e moshave tek Akademia Vllaznia prej shumë vitesh ka dhënë kontributin e tij si drejtor i kësaj akademie, duke u munduar të bëjë më të mirën dhe duke nxjerrë shumë futbollistë të talentuar. Ai ka meritën e shumë kupave të fituara së fundmi me ekipet e Akademisë Vllaznia, sepse është drejtor i kësaj akademie, ka fituar as më pak e as më shumë se 26 trofe deri tani në karrierën e tij si drejtor.
Ndërkohë gjatë viteve të mëparshme, Neziri në karrierën e tij futbollistike ka luajtur me ekipe si Vllaznia, Buduçnost, Besëlidhja, Teuta, Laçi, Tërbuni dhe Ada e Velipojës. Pas mbylljes së futbollit në vitin 2012, Alban Neziri mori drejtimin e Akademisë Vllaznia ne vitin 2012, duke vijuar ende në këtë detyrë, teksa deri më tani ka arritur të ngrejë plot 26 trofe me grupmosha të ndryshme.
Në sezonin e parë 2012-2013, fitoi trofeun e kampionatit me U-13. Në sezonin e dytë 2013-2014, fitoi dy tituj me grupmoshat e U-17 dhe U-19, për herë të parë si drejtor me këto mosha, brenda një viti të vetëm.
Në sezonin 2014-2015, Vllaznia U-16 dhe Neziri fituan kampionatin e Ligës Amatore. Po në këtë vit, edhe U-17 doli kampion Shqipërie. Ndërkohë, në sezonet pasardhëse fitoi trofe çdo vit rradhazi. Në 2016-2017, Neziri doli kampion rajonal dhe kampion Shqipërie me U-15 e Akademisë Vllaznia.
Në vitet 2017-2018, Neziri fitoi shtatë trofe në një sezon të vetëm me grupmoshat U-19, U-16, U-15 dhe U-14. Në sezonin 2018-2019 fitoi kampionatin, Kupën e Shqipërisë dhe u shpall kampion Veriu me U-19.
Në sezonin e 2020-tës, Neziri rifitoi Kupën e Shqipërisë dhe u shpall kampion Veriu me ekipin e U-19, një sukses i përsëritur tashmë edhe në këtë sezon si drejtor i Akademisë Vllaznia, ashtu si në 2018-2019.
Në vitet 2017-2018 dhe 2018-2019, Vllaznia U-19 mori pjesë edhe në Champions League, por nuk arriti dot që të kalonte qoftë edhe një tur, teksa kjo mund të jetë keqardhja e tij e vetme në këto 10-vite punë, pikërisht që nuk arritën të avanconin në Champions League me U-19.
Në sezonet 2020-2021, Akademia Vllaznia fitoi edhe një tjetër trofe me U-15, që u shpall kampion Veriu. Ndërkohë, për të ardhur tashmë tek tre trofetë e fundit të Vllaznisë U-17, kampionatin dhe Kupën e Shqipërisë në vitin e kaluar dhe së fundmi, u shpallën fitues të turneut “Giovanni Siçilia” në Itali.
Sezoni 2012-2013 – Kampion Shqipërie me U-13
Sezoni 2013-2014 – Kampion Shqipërie me U-17 dhe U-19
Sezoni 2014-2015 – Fitues i Ligës Amatore me U-16
Sezoni 2014-2015 – Kampion Shqipërie me U-17
Sezoni 2016-2017 – Kampion rajonal dhe Shqipërie me U-15
Sezoni 2017-2018 – Kampion Shqipërie me U-14
Sezoni 2017-2018 – Kupë Shqipërie, kampion Veriu, kampion kombëtar me U-19
Sezoni 2017-2018 – Kampion rajonal me U-15
Sezoni 2017-2018 – Kampion Veriu me U-16 dhe kampion Shqipërie
Sezoni 2018-2019 – Kampionë Shqipërie, Kupë Shqipërie, kampion Veriu me U-19
Sezoni 2020-2021 – Kupë Shqipërie, kampion Veriu me U-19
Sezoni 2020-2021 – Kampion Veriu me U-15
Sezoni 2021-2022 – Kampion Shqipërie, fitues Kupe U-17
Sezoni 2022-2023 – Fitues i turneut “Giovanni Siçilia” në Itali me U-17
Sezoni 2022-2023 – Kampon i Shqipërisë me ekipin U-17 dhe ekipin U21
Sezoni 2022-2023 – Fitues i Kupës së Shqipërisë me ekipin U17