Nese flasim per volejbollin shkodran e shqiptar, kuptohet qe pjese e rendesishme e historise se tij kane qene shume emra te cilet kane lene gjurme me talentin e tyre, por ai qe “i vuri vulen” me klasin e larte te shfaqur ne parket eshte Anton Qafarena.
Volejbollisti shkodran i cili sot ka ditelindjen, feston 27 vjetorin e lindjes dhe me kete rast ne emer te redaksise se gazetes “Shkodra Sport” dhe gjithe lexuesve te saj i urojme edhe 100 vite te tjera te lumtura!
Ka lindur ne Shkoder me 4 qershor 1997 dhe me volejbollin do te lidhej qe ne moshe te vogel, kuptohet i ndikuar nga i vellai, volejbollisti i njohur i Vllaznise Nikolin Qafarena. Spikat shpejt me talentin e tij ne ekipet zinxhir dhe trajneri Artan Kalaja do ta afronte gradualisht tek ekipi i pare qe ne moshe 16-17 vjeçare.
Nderkohe ne sezonin 2016-2017 kur Vllaznia nen drejtimin e Mark Kroqit fitoi te parin titull kampion ne historine e saj, Antoni dha nje kontribut shume te madh ne arritjen e ketij suksesi te jashtezakonshem.
Menjehere pas ketij titulli, do te firmoste ne Bundesligen gjermane me ekipin Volleyball Bisons Bühl me te cilin do te luante per tre sezone me rradhe duke u formuar edhe me shume si nje sportist cilesor.
Pervoja gjermane u pasua me nje tjeter ne Ukraine ne sezonin 2020-2021 ku me ekipin Barkom-Kazhany Lviv u shpall kampion i ketij vendi dhe njekohesisht fitoi edhe Kupen dhe Superkupen. Nderkohe nje sezon me pas u be pjese e Verones ne Seria A te Italise duke luajtur kesisoj ne nje tjeter kampionat te forte te Europes.
Nderkohe ne dy vitet e fundit, eshte spostuar per te luajtur ne Katar, fillimisht me ekipin Al Ahli, ndersa ne sezonin e fundit ka qene pjese e Al Nassr, duke spikatur natyrisht edhe aty me talentin e tij.
Anton Qafarena nderkohe prej vitesh eshte nje nga elementet me te rendesishem te kombetares shqiptare dhe madje mban edhe shiritin e kapitenit. Nga te gjithe specialistet e ketij sporti, konsiderohet volejbollisti me i kompletuar ne historine e tij./www.shkodrasport.com/