Per tekniken e shkelqyer dhe klasin e jashtezakonshem, e quajten “Maradona shqiptar”… E kemi fjalen per Ardian Arren, ish-futbollistin e Vllaznise se viteve ’70-’80. Ai do te mbahet mend gjate si nje nga emrat me te talentuar te Vllaznise se fundviteve ’70 dhe fillimit te viteve ’80. Po e kujtojmë sot me rastin e 67 vjetorit të lindjes së tij.
Megjithate, kush ishte Ardian Arra? Ai ka lindur në Shkodër më 18 shtator 1956 dhe zgjodhi rrugën e futbollit. Iishte nje futbollist me cilesi te shkelqyera, duke qene nje nga pikat me te forta te skuadres shkodrane ne ato vite. Gjate aktivizimit me Vllaznine, Ardian Arra ka arritur te fitoje disa tituj kampion dhe Kupa Republike, duke qene gjithnje nje futbollist stabel formacioni.
Ardian Arra i perket brezit te viteve ’70-’80, periudhe ne te cilin, duke luajtur perkrah Astrit Hafizit apo edhe Luan Vukatanes, u shpall fitues i disa trofeve me Vllaznine. Nderkohe qe, nuk munguan sukseset me fanellen e Kombetares Shpresa, si nje nga futbollistet me te spikatur te te gjithe brezave te futbollit shqiptar. Per arsye politike te sistemit komunist, Ardian Arren, ne ate kohe, e paten ndaluar qe te perfaqesonte Kombetaren A.
Ai luajti pak dhe e la futbollin per arsye shendetesore dhe per kete nuk arriti permasat futbollistike qe arrijne te tjeret, por kualiteti futbollistik dhe kalibri i tij, do te mbeten ne mendjen dhe kujtesen e atyre qe e pane dhe e atyre qe e njohen. Per aq sa luajti, Ardian Arra konsiderohet si nje prej futbollisteve me te talentuar qe kane mbrojtur ngjyrat e skuadres kuqeblu.
Ai mbaroi shkollen e larte te Akademise se Sporteve ne vitin 1980. Arra u pergatit dhe luajti per Shkendijen, qe ne vitin 1974. Ardian Arra kishte aftesi te shkelqyera teknike, shikim te persosur, aftesi ne taktiken individuale, sensin e te luajturit dhe vizionin ne fushe. Arra ne loje te kuptonte menjehere dhe ambientohej shpejt me skuadren, veti keto te rralla per nje sportist.
Arra ishte nje nga me te miret futbollist ne kontrollin e topit. Ai te ikte, te driblonte nga çdo pozicion. Ai njihte dhe bente çdo lloj stopimi dhe marrje te topit si te vinte ai, pertoke apo nga ajri, perpara, nga anash, me kthim, me rrotullim, me kundershtar apo pa te.
Sipas specialisteve te futbollit, deri ne vitin 1976, mashtrimet me levizje te kembeve ne futbollin tone, nuk i njihte askush dhe Ardian Arra ishte i pari qe i aplikoi ato. Ne qofte se, Ardian Arra impenjohej dhe mobilizohej maksimalisht ne loje, asnje kundershtar nuk mund ta mbante, sepse ai improvizonte dhe te bente mashtrime te papara.
Me pak fjale, Ardian Arra ishte nje fenomen. Ai ishte nje futbollist shqiptar i asaj periudhe qe paraqiste klas te larte futbollistik dhe qe mund te luante me çdo skuader.
Sipas specialisteve te futbollit, Ardian Arra driblonte dhe perdorte topin me aq lehtesi dhe kualitet, sa edhe tek futbollistet e skuadres se Kombetares se Shqiperise, sot nuk shikohet. Madje-madje, ka edhe nje krahasim per talentin e tij, teksa thuhet se talenti Arra ne futboll dhe Migjeni ne Letersi, ishte nje paralelizem real qe mund te behej.
Eh sikur, edhe brezi i ri i sotem te zhvilloje ato cilesi teknike, qe Ardian Arra kishte. Pas lenies se futbollit, ai punoi per vite me rradhe si trajner moshash, duke qene shume aktiv deri pak dita para vdekjes dhe nga duart e tij kanë dalë shumë futbollistë të talentuar.
U nda nga jeta në një moshë shumë të re, pikërisht më 7 tetor 2011, në moshën 55 vjeçare kur kishte shumë për t’i dhënë futbollit shkodran dhe atij shqiptar, megjithatë kujtimi që na ka lënë pas, e bën atë edhe më të madh nga sa e kemi njohur.
Gjergj KOLA