Nga Gjergj KOLA

Nese flasim per sportin e hendbollit ne Shkoder dhe Shqiperi, padyshim emri i cili kurrsesi nuk mund te anashkalosh eshte ai i Artan Durros. Sportistit qe e vazhdoi karrieren e tij deri ne moshen 45 vjeçare duke arritur jo pak suksese, nderkohe qe me pas vazhdoi si trajner ku sukseset e ndoqen serish.

Po ndalemi sot tek ky personazh ngaqe ai ka ditelindjen. Feston 53 vjetorin e lindjes dhe me kete rast ne emer te redaksise se gazetes “Shkodra Sport” por edhe te lexuesve te saj te shumte, i urojme edhe 100 vite te tjera te lumtura!

Artan Durro ka lindur ne Shkoder me 1 shtator 1971 dhe e ka filluar hendbollin në vitin 1988. Në fillim me të rinjtë e Vllaznisë e pastaj me të rrituri duke luajtur ne rolin e alos teksa ka patur nje te veçante sepse ka luajtur me doren e majte. Sukseset nuk i kane munguar jo vetem me ekipin shkodran por edhe me te tjere jashte vendit si dhe me ekipin kombetar me te cilin ka luajtur 30 ndeshje (10 me te rinjtë dhe 20 me të rriturit), citon shkodrasport.com

Nga viti 1988 -1995 me Vllazninë ka fituar dy trofe. Gjatë këtyre viteve ka qenë edhe anëtar i ekipeve kombëtare. Me pas shkon te luaje në Gostivar (Maqedoni) ndersa karriera e tij do te vijonte edhe ne Belgjikë me Gent dhe Antwerpen, me pas në Itali ku ka qenë edhe trajner i të rinjve në Breshia.

Karrierën e tij jashtë e penalizoi një aksident automobilistik që pati në Itali, prandaj gjatë rikuperimit drejtoi një ekip të rinjsh dhe me pas vazhdoi rikuperimin në Shkodër pikerisht në vitin 2004 dhe i eshte bashkuar përsëri Vllaznisë, fillimisht si lojtar deri në 2016 e me pas si trajner i saj. E drejtoi per 5 vite me rradhe duke fituar tre trofe. Ne total gjate gjithe karrieres se tij sportive, ai ka fituar me Vllaznine 10 tituj kampione dhe 3 kupa te Federates.

Kjo eshte pak a shume karriera sportive e protagonistit te ketij shkrimi qe i ka kushtuar 30 vite te jetes se tij hendbollit, nga te cilat 25 si sportist dhe 5 si trajner duke arritur shume suksese, per te cilat ka marre edhe mirenjohjen e gjithe shkodraneve dhe jo vetem./www.shkodrasport.com/