Shumekush e ka njohur vetem permes fushes se mjekesise qe eshte edhe profesioni i tij. Por prej vitit 2005, te gjithe tashme e njohin edhe permes futbollit. E kemi fjalen per Ferdinand Jakun, njeriun qe krijoi te parin ekip te futbollit te femrave ne vendin tone, “Juban Danjen”, qe ne shtatorin e para 19 viteve.

Atehere Fredi sapo kishte mbushur 37 vjeç por kishte shume endrra perpara. Dhe per ta zyrtarizuar kete event te veçante, u pat kujdesur edhe per te bere foto apo dhe video. Kuptohet se ai ka menduar edhe per historine dhe keto vepra te tij sot vlejne shume here me teper.

Ferdinand Jaku sot ka ditelindjen. Mbush 56 vjeç dhe me kete rast, gazeta “Shkodra Sport” i uron edhe 100 vite te tjera te lumtura!

Ai ka lindur ne Juban te Shkodres me 1 gusht 1968. Ferdinand Jaku eshte i lidhur ngushte me sportin në tërësi dhe jo vetëm me futbollin. E gjen duke mbeshtetur edhe xhudistet e Vllaznise ne aktivitete te ndryshne, po ashtu edhe çiklistet. Ka nje pasion te madh per futbollin dhe eshte nje tifoz i zjarrte i Vllaznise te cilen nuk le ndeshje pa e ndjekur ne tribunen e “Loro Boriçit”.

Ashtu siç ka qene gjithmone edhe prane gazetareve sportive te Shkodrës duke marre pjese ne te gjithe aktivitetet e tyre dhe madje, edhe duke i mbeshtetur. Shkodra i detyrohet jo pak Ferdinand Jakut. Megjithatë pasioni i tij mposht gjithçka. Edhe harresat, edhe nënvlerësimet nganjëherë. Ky njeri nuk mund të jetë larg sportit kurrsesi dhe premton se do të jetë edhe në të ardhmen pranë tij.

Por sot nuk është koha për të diskutuar për të tilla gjëra. Sot, Ferdinand Jaku duhet të gëzojë dhe të festojë bashkë me familjen e tij. Dhe e meriton, në mënyrën më të mirë të mundshme. Gëzuar PRESIDENT!
Gjergj KOLA