Pavaresisht atyre çfare ka kaluar ne karrieren e tij, Ferid Borshi, mbetet nje emer i nderuar i futbollit shkodran dhe atij shqiptar dhe jo me kot, disa kohe me pare eshte nderuar edhe me titullin e larte “Mjeshter i Madh” nga Presidenti i Republikes.
U ndalem sot tek ky personazh ngaqe feston 67 vjetorin e tij te lindjes dhe me kete rast, ne emer te redaksise se gazetes “Shkodra Sport” dhe gjithe lexuesve te saj, i urojme edhe 100 vite të tjera të lumtura Ferid Borshit, duke shpresuar që do të vazhdojë të japë kontributin e tij për futbollin shkodran edhe në të ardhmen.
Ka lindur ne Shkoder me 7 korrik 1957 dhe jeten i tij ia ka kushtuar teresisht futbollit. Kemi te bejme me një emër që i ka bërë nder Vllaznisë në vite me paraqitjet e tij në fushën e lojës dhe në kontributin e dhënë në fitimin e disa trofeve.
Por jo vetëm kaq. Prej shumë vitesh punon edhe si trajner pranë Akademisë Vllaznia, ashtu siç ka punuar si pjesë e stafit teknik edhe të ekipit të parë duke fituar titullin kampion në vitin 1998 dhe 2001.
Ferid Borshi është një nga emrat e shquar të Vllaznisë së viteve ’70-’80 dhe ndonëse karriera e tij nuk u mbyll ashtu si duhet për shkak të nëpërkëmbjes për arsye politike, sërish ai ka mbetur i respektuar tek tifozët shkodranë.
Një mesfushor që është dalluar për lojën e tij dhe ndërkohë po bën mirë tashmë edhe si trajner në formimin e sportistëve të rinj, gjë që e ka bërë në mënyrën e duhur.
Pas lenies se sportit, Borshi ka punuar per shume vite si trajner, madje duke u shpallur edhe kampion i Shqiperise ne vitin 1998 dhe 2001 teksa eshte pjese e stafeve teknike te drejtuar nga Hysen Dedja dhe Dervish Haxhiosmanoviç.
Po ashtu ka punuar edhe per shume vite te tjere si trajner moshash me ekipet zinxhir te Vllaznise dhe se fundi edhe me Akademine “Don Bosko”. Ferid Borshi vertete tashme ka dale ne pension, por nga futbolli veshtire se do te shkeputet sepse ka ende shume per t’i dhene atij.
Gjergj KOLA