Ka mbi 40 vite qe jeton ne Korçen e bukur por Tonin Frrokut, gazetarit te njohur shqiptar, zemra i “rreh” vetem per Shkodren. Lidhjet me kete qytet dhe me sportin e tij i ka shume te ngushta dhe ne shkrimet, komentet apo analizat e tij Vllaznia ze gjithmone vend, te cilat herepashere jane te pranishme edhe ne “Shkodra Sport”.

Per Toninin sot eshte nje dite e veçante. Ai feston 65 vjetorin e lindjes dhe padyshim qe gazeta “Shkodra Sport” nuk mund te mungonte me urimin e saj edhe per 100 vite te tjera te lumtura!

Ka lindur me 17 korrik 1959 ne Shkoder dhe ne rinine e tij do te merrej me sportin e mundjes, por me pas preferon te beje rolin e gazetarit sportiv dhe do te punonte per disa vite tek Radio Shkodra por edhe ne organet e tjera mediatike.

Me pas spostohet ne Korçe, aty ku ka krijuar familjen e tij te re dhe ku vazhdon te jetoje edhe sot e kesaj dite, por pa hequr dore asnjehere nga pasioni i tij i madh, gazetaria. Pas mbylljes se gazetes “Sport Ekspres”, bashkepunon me disa televizione lokale e po ashtu edhe me RTSH Korça, por sakaq eshte i angazhuar edhe si gazetar kronike me televizione kombetare teksa e ben me shume pasion punen e gazetarit.

Tonin Frroku eshte nje vlere e Shkodres dhe kete e tregon me se miri kur flet gjuhe “shkodranshe” te kthjellet e te paster. Nderkohe nuk ka ekip sportiv te Vllaznise e te Shkodres qe udheton drejt Korçes per te luajtur qe nuk pritet e percillet prej tij me respektin maksimal. Ky eshte shembulli i shkodranit te mire qe eshte i shkelqyer edhe si gazetar prej gati 4 dekadash.

Shembulli qe Shkodra e do dhe e respekton, u provua edhe vitin e kaluar, kur pikerisht aty iu dorezua çmimi i gazetarise “Hamit Boriçi”. Ky eshte minimumi qe mund te bejme per kete njeri te mire dhe gazetar te shkelqyer. Por me siguri qe Shkodra edhe ne te ardhmen nuk do ta harroje dhe do te vazhdoje ta nderoje e ta respektoje.
Gjergj KOLA