Nga Gjergj KOLA

Te gjithe e mbajne mend per nje ngjarje qe pat bere buje ne vjeshten e vitit 1987, pikerisht per ate arratisje te tij dhe te Lulzim Bershenit. Nje ngjarje qe krijoi edhe jo pak probleme per jeten e tyre dhe te familjeve te tyre.

E kemi fjalen per ish- portierin e Vllaznise se viteve ’80 Arvid Hoxha. Po ndalemi sot tek ky personazh, sepse ai ka ditelindjen, feston 61 vjetorin e lindjes dhe me kete rast, ne emer te redaksise se gazetes “Shkodra Sport” dhe gjithe lexuesve te tjere, i urojme edhe 100 vite te tjera te lumtura!

Arvidi ka lindur ne Shkoder me 4 prill te vitit 1963 dhe zgjedh te merret me futboll qe ne moshe te vogel, duke preferuar te beje rolin e portierit. Luan me sukses me moshat, per te kaluar me pas me ekipin e pare te Vllaznise.

Luan me sukses me te deri ne vitin 1987, duke mbrojtur porten kuqeblu, madje edhe ne disa ndeshje nderkombetare dhe nderkohe pas kthimit te ekipit nga Finlanda, vendos bashke me Bershenin te arratiset ne Greqi. Nje vendim qe krijoi probleme per familjen e tyre ne Shkoder.

Pas nje viti ne Greqi ku per arsye te mosardhjes se leje- kalimit nga Shqiperia, nuk mund te luante dot dhe si rrjedhoje vendos te largohet per ne Amerike ku luan per pak kohe me nje ekip si Grekamerikanatos dhe me pas vendos te braktise futbollin./www.shkodrasport.com/