Ka qene shume aktiv me basketbollin shqiptar per vite me rradhe teksa duke qene anetar i Komitetit Drejtues te Federates, ishte gjithnje ne pararoje te zhvillimit te ketij sporti dhe veçanerisht permes rritjes se cilesise se ekipeve kombetare. Per kete arsye, herepashere ka kontribuar edhe financiarisht per te sjelle ne krye te tyre trajnere te huaj.
E kemi fjalen per Ilir Taflajn, ish- basketbollistin e Vllaznise dhe Studentit, i cili sot e ka feste. 31 korriku eshte dita e lindjes se tij (viti 1967) dhe sot mbush plot 57 vjeç. Gazeta “Shkodra Sport” me kete rast, i uron atij edhe 100 vite te tjera te lumtura!
Karriera e tij si sportist ka nisur me ekipet e moshave te Vllaznise dhe ka vijuar me pas me Studentit pasi transferohet ne kryeqytet per arsye studimesh dhe me kete ekip luan edhe me te rriturit. Kthehet serish ne Shkoder, por nuk ka me kohe sepse ndryshimet demokratike qe ndodhen ne Shqiperi ne fillimin e viteve ’90, e detyruan ate te emigronte drejt Italise.
Vend ku ka luajtur per pak kohe, por me pas fillon te merret me biznes ndersa prej disa vitesh jeton ne mes Shqiperise (Shkodres) dhe Malit te Zi (Ulqinit). Ne kete te fundit eshte president i ekipit Otrant, nderkohe qe ne Shkoder herepashere ka qene ne rolin e sponsorit.
Ilir Taflaj eshte nje figure qe i ben nder basketbollit shqiptar dhe padyshim qe meriton respektin e te gjitheve. Te mos harrojme se djali i tij Celis, prej disa sezonesh luan me sukses ne serine A2 ne basketbollin italian dhe po ashtu eshte edhe nje pike e forte e kombetares shqiptare.
Rrugen e tij po e ndjek edhe djali tjeter i Ilirit, Joniani i cili ka qene pjestar i ekipeve te moshave te Vllaznise, por edhe i kombetares shqiptare U18, ndersa prej disa kohesh eshte bere pjese e klubit te Torinos. Familja “Taflaj” kesisoj duket e lidhur ngushte pas ketij sporti.
Gjergj KOLA