Nga Gjergj KOLA
Atletika shkodrane ne vite ka nxjerre shume kampione dhe rekordmene te cilet me kontributin e tyre kane rritur jo vetem vlerat personale, por edhe numrin e trofeve te Klubit Vllaznia dhe Arben Parmeza eshte njeri prej tyre.
Po ndalemi sot tek personazh sepse kjo dite perkon me ditelindjen e tij, ate te 55-ten dhe si rrjedhoje ne emer te redaksise se gazetes “Shkodra Sport” dhe gjithe lexuesve te saj i urojme edhe 100 vite te tjera te lumtura!
Ka lindur ne Shkoder me 11 shkurt 1970 dhe shume shpejt do te lidhej me sportin, ku dhe do te behej i njohur. Arben Parmeza tashme është një emër shumë i njohur i sportit shkodran dhe atij shqiptar. Fillimisht për një karrierë të suksesshme në sportin e atletikës ndërsa prej vitesh merret edhe me futbollin në rolin e trajnerit.
Për disa vite me rradhë ai ka ushtruar sportin e atletikës nen drejtimin e trajnerit Isak Bala, i specializuar kryesisht për garat me pengesa ku është kampion në disiplinën e 110 metrave me pengesa, por konkurron me dinjitet edhe në kërcim së gjati, trehapësh dhe stafetën 4 x100 m.Kampion dhe rekordmen i atletikës, në vitin 1995 është fitues i anketës së “10 sportistëve më të mirë të vitit në Shqipëri”.
Pas lënies së sportit, për disa vite punon si trajner i atletikës pranë klubit shumësportësh Vllaznia. Më pas ka filluar të punojë si trajner i përgatitjes atletike tek ekipi i parë i futbollit të Vllaznisë në periudhën kur ajo drejtohej nga Rudi Vata që e mori në stafin e tij.
Më pas, kalon tek ekipi The Door ku merr drejtimin e ekipit të femrave. Punon për njëfarë periudhe edhe me ekipin e femrave AAS dhe prej dy sezonesh i është bashkuar ekipit të Vllaznisë per femra ku arrin disa suksese te njepasnjeshme.
Do te punonte me vone edhe tek ekipi i Murlanit te femrave, ndersa prej disa vitesh eshte bere pjese e Akademise Vllaznia ku jep kontributin e tij si trajner moshash.(www.shkodrasport.com)