Nese permendim mbiemrin “Basha” ne Shkoder kuptohet qe mendja e te gjitheve shkon tek disa prej pjestareve te saj te cilet kane kontribuar shume per futbollin ne Shkoder dhe jo vetem.

I fundit prej tyre eshte Çlirimi, ish- futbollisti qe pikerisht sot ka ditelindjen. Ai feston 52 vjetorin e lindjes dhe me kete rast ne emer te redaksise se gazetes “Shkodra Sport” dhe gjithe lexuesve te saj, i urojme edhe 100 vite te tjera te lumtura!

Çlirim Basha ka lindur me 5 shkurt 1971 ne Shkoder dhe ne rinine e tij kuptohet qe do orintohej nga futbolli, per te ndjekur rrugen e Xhodes, te atit, por edhe xhaxhallareve te tij.

Ne vitin 1989 do t’i bashkohej ekipit te pare te Vllaznise me te cilin do te spikaste menjehere duke u bere pjese e nje brezi te talentuar lojtaresh te cilet ne vitin 1992 u shpallen kampione te Shqiperise dhe Çlirim Basha do te jepte kontributin e tij.

Por vetem pak muaj me vone, ai bashke me shume futbolliste te tjere te Vllaznise do te largohej drejt Gjermanise, aty ku fillimisht do te inkuadrohej me ekipin FV Speyer, por hapin me te rendesishem te karrieres do ta hidhte duke kaluar ne Bundesliga 2 kur aktivizohet me SV Waldhof Mannheim me te cilin do te luante plot 69 ndeshje.

Gjate kesaj periudhe ai do te grumbullohej edhe ne kombetaren shqiptare dhe do te luante me te duke lene gjurmet e tij edhe me fanellen kuqezi. Ky eshte Çlirim Basha, pjestari dinjitoz i futbollit shkodran.
Gjergj KOLA