Nga Gjergj KOLA
Historia e futbollit shkodran ne vite eshte shkuar nga shume emra te cilet ne nje menyre a ne nje tjeter, kane kontribuar per lartesimin e figures se Vllaznise. Njeri prej tyre i cili ka dhene nje kontribut te madh ka qene padyshim edhe Fatmir Paçrami.
Po ndalemi sot tek ky personazh ngaqe ai ka ditelindjen. Feston 71 vjetorin e lindjes dhe me kete rast, ne emer te gazetes “Shkodra Sport” i urojme edhe 100 vite te tjera te lumtura!
Paçrami ka lindur me 9 maj 1953 ne nje familje sportistesh, teksa edhe i ati eshte marre me futboll dhe vendos te ndjeke rrugen e tij. Angazhohet shume shpejt me ekipet zinxhir te Vllaznise, ndersa me pas, vazhdon studimet ne Tirane duke u bere njekohesisht edhe pjese e ekipit te Shkendise sebashku me Astrit Hafizin e Ardian Arren, ne vitet e arta te ketij ekipi, raporton shkodrasport.com
Mbaron shkollen dhe kthehet ne Shkoder ne vitin 1975 dhe do te bashkohej menjehere me Vllaznine, me te cilen do te luante deri ne vitin 1984. Gjate kesaj periudhe do te spikaste si një sulmues që është dalluar për shpejtësinë e duhur por edhe nuhatjen para portave kundërshtare.
Fatmir Paçrami gjate ketyre viteve ka arritur te shpallet dy here kampion i Shqiperise me ekipin e Vllaznise, pikerisht ne sezonin 1977-78 dhe 1982-83. Njekohesisht ka fituar edhe dy here trofeun e Kupes se Republikes ne sezonet 1978-79 dhe 1980-81.
Pas lenies se futbollit te luajtur, protagonisti i ketij shkrimi do te niste karrieren si trajner duke punuar me ekipet zinxhir te Vllaznise, nderkohe qe vitet e fundit ka krijuar shoqaten “Rozafa” te cilen e ka drejtuar me sukses duke nxjerre jo pak lojtare cilesore. Per karrieren e tij sportive, eshte nderuar me titullin “Mjeshter Sporti”./www.shkodrasport.com/