Nga Gjergj KOLA
Sporti i atletikes se femrave ne Shkoder ne vitet ’60- ’70 ka qene ai qe ka thyer rekorde. Nen drejtimin e trajnerit te madh Feti Dizdari, ekipi i Vllaznise ka arritur te shpallet per shume vite kampion i Shqiperise dhe kjo fale punes se shkelqyer te ketij trajneri, por mbi te gjitha i perzgjedhjes se sportisteve dhe talentit te tyre.
Njera prej atleteve te atyre viteve qe ka lene gjurme me arritjet e saj eshte edhe Nexhmije Bilali. Po ndalemi sot tek ky personazh sepse kjo dite perkon edhe me ditelindjen e saj. Ajo feston 72 vjetorin e lindjes dhe me kete rast, ne emer te redaksise se gazetes “Shkodra Sport” dhe te gjithe lexuesve te saj, i urojme edhe 100 vite te tjera te lumtura!
Nexhi, siç e therrasin te gjithe, ka lindur ne Shkoder me 15 dhjetor 1952 dhe qe ne moshe te vogel dashurohet pas sportit te atletike, me te cilin do te bente nje emer te madh duke u bere shume e njohur jo vetem ne kete qytet, por ne mbare Shqiperine.
Do te ishte pjese e ekipit te Vllaznise qe nga viti 1965 dhe do te vazhdonte te ishte pjese e atletikes deri ne vitin 1977 kur vendos t’i thote lamtumire atij. Gjate ketyre viteve ka konkurruar ne garat e 800, 1500 dhe 3000 metra. Ka arritur te shpallet disa here kampione e vendit dhe po ashtu ka thyer edhe 13 rekorde kombetare ne keto gara.
Nexhmije Bilali ka qene anetare e rregullt e ekipit kombetar dhe ka marre pjese ne disa gara nderkombetare duke e perfaqesuar me shume dinjitet Shqiperine ne to. Si rrjedhoje e ketyre rezultateve te shkelqyera, ajo eshte vleresuar si nje nga “Sportistet e Shekullit” te Sk Vllaznia ne kuadrin e festimeve te 100 vjetorit te saj dhe eshte nderuar me “Mirenjohje” nga Bashkia Shkoder.
Po ashtu, edhe gazeta “Shkodra Sport” ne ceremonine e dorezimit te çmimeve per me te miret e vitit 2022, e ka nderuar me nje “Çertifikate Mirenjohje” per kontributin e madh te dhene per atletiken shkodrane dhe ate shqiptare./www.shkodrasport.com/