Boksi ne Shkoder pas viteve ’90 ka njohur shume arritje e suksese dhe pjese e tyre jane bere disa emra te cilet me kontributin e tyre kane ndihmuar jo vetem ne shkrimin e historise personale, por edhe ate te klubit Vllaznia dhe te ketij sporti ne gjithe vendin.
Njeri prej tyre eshte Artur Drinaj, boksieri kampion i cili sot ka ditelindjen. Ai feston 51 vjetorin e lindjes dhe me kete rast, ne emer te redaksise se gazetes “Shkodra Sport” dhe lexuesve te saj, i urojme atij ehde 100 vite te tjera te lumtura.
Ai ka lindur ne Shkoder me 23 qershor te vitit 1973. Ne rinine e tij zgjedh te merret me sportin e mundjes por pas ardhjes se Demokracise dhe rihapjes se boksit ne vendin tone, kalon tek ky sport, me te cilin vazhdon te jete i lidhur edhe sot pas 30 vitesh.
Gjate karrieres sportive ne Shqiperi, Artur Drinaj do te fitonte 4 tituj kampione dhe 5 Kupa te Shqiperise, por nderkohe sukseset e tij do te ndaleshin ketu per shkak se emigron ne Gjermani, vend ku jeton edhe sot e kesaj dite.
Eshte dalluar per pergatitjen e larte fizike, nderkohe qe dallohej nga te tjeret sepse ishte “sallaks” dhe kundershtaret ne ring e kishin te veshtire t’i benin balle furise se grushteve te tij.
Ne vitet e fundit te karrieres, eshte angazhuar edhe me boksin profesionist, ndersa prej disa vitesh tashme eshte trajner prane ekipit te boksit Herta te Berlinit. Artur Drinaj mbetet nje emer i nderuar i historise se boksit shkodran dhe shqiptar.
Gjergj KOLA