Nga Gjergj KOLA
Dita e sotme eshte e veçante per ish- boksierin e njohur te Vllaznise dhe te kombetares shqiptare, Jetmir Isaj. Ai feston 46 vjetorin e lindjes bashke me njerezit e tij te dashur.
Ka lindur në Shkodër më 3 prill 1978 dhe ka përfaqësuar me shumë dinjitet boksin shkodran. Me kete sport fillon të merret herët duke u stërvitur nga trajnerët Ramiz Halili, Zef Gjoni e Kujtim Demi. Përveçse me Vllazninë, ka bërë boks edhe me ekipin e Dinamos, “Shqiponja” të Gardës së Republikës apo dhe me klubin privat “Klajd- Klub”.
Ai është shpallur kampion në vitet 1996 në peshën 71 kg, në vitin 1998 në peshën 81 kg, po në këtë peshë edhe në vitin 1999 e 2000. Këto katër tituj kampionë i ka fituar duke përfaqësuar ekipin e Vllaznisë ndërkohë që është shpallur kampion edhe në vitin 2001, por këtë herë duke përfaqësuar ekipin e Dinamos.
Gjithashtu ka fituar edhe tre herë Kupën e Shqipërisë në vitet 1995, 1996 dhe 2000. Ka marrë pjesë në disa turne ndërkombëtarë në Mal të Zi, Maqedoni, Itali, Bullgari etj duke u përfaqësuar denjësisht dhe nuk kanë munguar as fitoret.
Në “Gongun e Artë” të Maqedonisë në vitin 1996 ka marrë medalje argjendi e po ashtu nuk kanë munguar as fitore të tjera në turneun “Italia” një vit më vonë, në turneun “Adem Jashari” në vitin 1999.
Gazeta “Shkodra Sport” i uron kampionit Jetmir Isaj edhe 100 vite te tjera te lumtura dhe njekohesisht gjen rastin t’i thote edhe FALEMINDERIT per ate çfare ke dhene per boksin shkodran ne vite!