Nga Gjergj KOLA
Sporti i mundjes ka nxjerre shume kampione ne vite dhe shume sportiste cilesore te cilet kane lene gjurme me aktivizimin e tyre per shume vite me rradhe.
Njeri prej tyre eshte edhe Luigj Zefi, nje ish- kampion i Vllaznise ne vitet ’80. Po ndalemi sot tek ky personazh sepse pikerisht sot feston ditelindjen. Ai mbusht 67 vjeç dhe me kete rast, gazeta “Shkodra Sport” i uron edhe 100 vite te tjera te lumtura!
Luigj Zefi ka lindur ne Shkoder me 15 dhjetor 1957 dhe ne rinine e tij zgjedh te merret me sportin e mundjes duke qene pjese e nje brezi te arte sportistesh.
Ai ka arritur te dale kampion i mundjes se lire ne vitet 1980 dhe 1981 dhe perpos kesaj ka dhene nje kontribut shume te madh edhe ne fitimin e shume titujve kampione dhe kupave te Republikes nga ekipi i Vllaznise atyre viteve.
Gjate vitit te kaluar, ne kuadrin e festimeve te 100 vjetorit te krijimit te SK Vllaznia, Bashkia Shkoder dhe klubi Vllaznia e ka vleresuar ate me nje “Mirenjohje” si nje nga mundesit me te mire te shekullit te ekipit shkodran.