Gjergj KOLA
Historia e Vllaznisë është shkruar prej shumë e shumë sportistësh të cilët kanë lënë gjurmë në të. Nëse sot flasim për “lojtarë pa gjak”, në fakt na kujtohet një futbollist që “linte shpirtin në fushë”.
Bëhet fjalë për ish- kapitenin e saj të viteve ’90, mbrojtësin Astrit Prençi. U ndalem sot tek ky sportist ngaqe ka ditelindjen, feston 54 vjetorin e lindjes dhe me kete rast, gazeta “Shkodra Sport” i uron edhe 100 vite te tjera te lumtura!
Astrit Prençi ka lindur me 20 tetor 1970 dhe zgjedh te merret me futboll, me te cilen ne fakt do te lidhej ngushtesisht.
Pasi kalon etapat e formimit me ekipet zinxhir, do t’i bashkohej ekipit te pare te Vllaznise ne fundin e viteve ’80 duke luajtur me nje plejade te shkelqyer futbollistesh.
Duke qene pjese e ketij brezi sportistesh, ai do te shpallej kampion i vendit ne sezonin 1991-92. Me pas, do te shderrohej ne protagonist te padiskutueshem i ketij ekipi, teksa do te mbante edhe shiritin e kapitenit te Vllaznise.
Do te shpallej kampion me te edhe ne sezonin 1997-98 duke qene kesisoj nje nga emrat me te shquar te ketij ekipi.
Pas lenies se futbollit, ka nisur karrieren si trajner duke lene edhe ketu gjurme sepse eshte nje nga trajneret me te spikatur te moshave ne Shkoder dhe jo vetem sa i takon sukseseve te arritura, por sepse nga duart e tij kane dale shume futbolliste qe kane bere emer ne futbollin shqiptar dhe jo vetem.
Sot punon pranë Akademisë “Djelmnia shkodrane” dhe njëkohësisht është edhe i ekipeve kombëtare Rajonale duke dhënë në këtë mënyrë kontributin e tij në rritjen e talenteve të reja.