Nga Gjergj KOLA
Basketbolli shkodran po mundohet të rimarre veten pas disa momenteve te veshtira qe kaloi. Kuptohet qe per t’u rikthyer ne periudhen e arte te tij duhet shume pune e investim dhe duket se edhe per disa kohe na duhet te ndalemi tek nostalgjia e disa viteve te meparshme.
Sot do te ndalemi tek brezi i fundit i kampioneve, ai i pak viteve me pare, kur fituan 3 tituj kampion rradhazi dhe 2 Kupe te Shqiperise. Dhe kapiteni i ketyre sukseseve, njeriu qe ngrinte lart i pari trofeun, ishte Ervin Berdica.
Po ndalemi sot tek ky personazh sepse kjo eshte nje dite e veçante per te. Ai ka ditelindjen, feston 40 vjetorin e lindjes dhe me kete rast, ne emer te redaksise se gazetes “Shkodra Sport” dhe gjithe lexuesve te saj, i urojme edhe 100 vite te tjera te lumtura!
Ervin Berdica ka lindur ne Shkoder me 28 mars 1985 dhe zgjedh te merret me basketboll qe ne moshe te vogel. Shpejt do te spikaste per talentin e tij. Jep nje kontribut te madh per basketbollin shkodran dhe kulmi jane vitet 2013-2015 kur ky ekip do te fitonte 3 tituj kampione dhe 2 Kupa te Shqiperise.
Dhe protagonist i ketij shkrimi do te ishte me i lumturi nga te gjithe sepse ne rolin e kapitenit te skuadres, do te ngrinte i pari lart trofeun. Ne vitin 2018 per pak kohe u largua nga Vllaznia per te luajtur me “Invaders”, por u rikthye serish ne Shkoder ku do ta mbyllte karrieren e tij me basketbollin e luajtur.
Me pas, per pak kohe do te bente rolin e zevendestrajnerit te Vllaznia duke punuar perkrah bullgarit Nikolay Gospodinov, e me pas do te emerohej trajner i pare, por jo per shume kohe. Nderkohe tani vazhdon te beje punen e trajnerit te moshave ne Shkoder sepse ne fund te fundit basketbolli eshte jeta e tij dhe nuk mund te largohet lehte prej tij./www.shkodrasport.com/