Nga Gjergj KOLA
Një nga emrat e shquar të Vllaznisë së viteve ’80, pikërisht sulmuesi Ilir Kepa sot ka ditëlindjen, feston 58 vjetorin e lindjes së tij. Gazeta “Shkodra Sport” me rastin e ditëlindjes, i uron atij edhe 100 vite të tjera të lumtura!
Ilir Kepa ka lindur ne Shkoder me 21 prill 1966 dhe qe ne moshe te vogel zgjodhi te merret me futboll, sportin qe e beri te njohur brenda Shqiperise por edhe jashte saj ku vazhdoi karrieren pas viteve ’90.
Në Belgjikë prej 30 vitesh, Kepa ka qenë ndër lojtarët e parë që la Shqipërinë pas ndryshimit të sistemeve dhe në fakt u largua ndoshta në kulmin e tij nga Vllaznisë, kur ende nuk i kishte mbushur 25 vjeç dhe ishte golashënuesi më i mirë i kampionatit.
Edhe sot pas shumë vitesh, vetë Kepa shprehet i lumtur për atë çfarë ka arritur në karrierën e tij me ekipin shkodran dhe për këtë ai shprehet:
“Për mua ka qenë një ëndërr e madhe, një sadisfaksion I madh veshja e fanellës së ekipit të parë të Vllaznisë. E kisha ëndërruar që në fëmijëri dhe kur mu dha kjo mundësi, kam qenë shumë I lumtur.
Dhe për fatin tim të mirë, u bashkova me këtë ekip në gjysmën e dytë të viteve ’80, ndoshta në kulmin e tij, kur pjesë e Vllaznisë së atyre viteve kanë qenë emra shumë të shquar të futbollit shkodran dhe atij shqiptar. Nëse dëshiron të veçosh dikë prej tyre, nuk mundesh, sepse lista është e gjatë”- ka thënë ai.
Pas largimit nga Shqipëria, pikërisht pas ndeshjes Francë- Shqipëri dhe Kepa ishte pjesë e kombëtares kuqezi, sulmuesi shkodrani ka luajtur me sukses edhe për Molembek në futbollin belg duke lënë gjurmë edhe atje./www.shkodrasport.com/