Nga Gjergj KOLA

Në historinë e Vllaznisë kanë dhënë kontribut shumë sportistë dhe në fakt jo të gjithë përmenden. Ndoshta jemi fokusuar tek disa prej emrave më të rëndësishëm por në sportet kolektive, kuptohet që gjithësecili ka dhënë më të mirën e vet për lartësimin e emrit të Vllaznisë.

Njëri prej tyre është edhe Viktor Plumbini. U ndalëm tek kjo figurë sepse për të dita e sotme është e veçantë. Ai ka ditëlindjen dhe feston 74 vjetorin e lindjes. Me kete rast, ne emer te redaksises se gazetes “Shkodra Sport” dhe gjithe lexuesve te saj, i urojme Viktor Plumbinit edhe 100 vite të tjera të lumtura!

Viktor Plumbini ka lindur në Shkodër më 7 prill 1951 dhe në rininë e tij vendos të merret me futboll duke qenë pjesë e një brezi të shkëlqyer sportistësh të Vllaznisë së viteve ’70. Por nderkohe per 3 vite ka qene pjese edhe e Flamurtarit te Vlores gjate periudhes se sherbimit ushtarak, per t’u rikthyer serish ne Shkoder tek Vllaznia.

Ka luajtur në repartin e sulmit dhe sa herë që i është kërkuar të japë kontributin e tij, e ka bërë në maksimum këtë gjë. Karakteristikat kryesore të Plumbinit kanë qenë ato të një lojtari teknik dhe të shpejtë.

Ka dhënë kontributin e tij për Vllazninë në fitimin e disa trofeve dhe për këtë arsye, është pjesë e rëndësishme e historisë së kësaj skuadre. Madje duhet thene se Viktor Plumbini ka lene edhe gjurmet e tij tek nje nga sukseset me te medha te Vllaznise, titullit kampion te vitit 1972, kur ka shenuar golin e katert ne ndeshjen e fundit te kampionatit, ate ndaj Studentit, duke vulosur rezultatin perfundimtar 4-1 ne favor te shkodraneve.

Nderkohe pak kohe me pare, pikerisht ne kuadrin e festimeve te 106 vjetorit te KF Vllaznia, drejtuesit e klubit i kane akorduar Viktor Plumbinit nje “Mirenjohje” per kontributin e dhene per ngjyrat kuqeblu ne vite.(www.shkodrasport.com)