Vllaznia e viteve ’80 ka qene e shkelqyer ne shume lloje sportesh dhe jo me kot, sukseset kane qene te shumta, por ka patur edhe ekipe qe per fat te keq nuk kane marre trofe per arsye te ndryshme, por gjithsesi kane lene gjurme me paraqitjet e tyre ne fushat sportive, pallatet e sportit, pistat apo pedanat.
Njeri nga keto ekipe ka qene edhe ai i volejbollit te femrave ne rradhet e te cili ka patur disa lojtare te talentuara. Ndoshta ky brez personifikohet me Nora Deden, Fausta Tosken apo ndonje tjeter, por nuk kane qene vetem ato. Njera prej volejbollisteve te talentuara qe la gjurme ne gjysmen e dyte te ketyre viteve, ka qene edhe Mirela Deda.
Volejbollistja qe sot feston 53 vjetorin e lindjes dhe me kete rast, ne emer te redaksise se gazetes “Shkodra Sport” dhe gjithe lexuesve te saj, i urojme Mireles edhe 100 vite te tjera te lumtura!
Mirela ka lindur ne Shkoder me 28 nentor 1971 dhe zgjodhi te marre rrugen e volejbollit, kuptohet e ndikuar nga e motra me e madhe, Nora.
Kjo e fundit te gjitha sukseset qe ka arritur dhe titujt qe ka marre, ka dashur gjithmone t’i ndaje me Mirelen sepse edhe ajo ka patur nje kontribut te madh ne volejbollin shkodran.
Gjergj KOLA