Nga Gjergj KOLA
Nëse flasim për volejbollin e femrave të Vllaznisë së viteve ’80, padyshim që pjesë e tij kanë qenë disa sportiste të cilat kanë lënë gjurmë me aktivizimin e tyre dhe njëra prej pjestareve të këtij brezi të shkëlqyer ka qenë edhe Valbona Quku.
Po ndalemi sot tek ky personazh sepse përkon me ditëlindjen e saj. Valbona Quku (Lisha) feston 56 vjetorin e lindjes dhe me këtë rast, në emër të redaksisë së gazetës ‘Shkodra Sport” dhe gjithë lexuesve të saj i urojmë edhe 100 vite të tjera të lumtura!
Ajo ka lindur në Shkodër më 3 prill 1968 dhe angazhohet me sportin e volejbollit që në moshë të vogël teksa me kalimin e viteve ajo fillon të lërë gjurmë me aktivizimin e saj në rradhët e ekipit të Vllaznisë. Valbona është një prej volejbollisteve të talentuara të volejbollit shkodran të viteve ’80 dhe jo më kot, kater me pare u vlerësua me titullin “Mirënjohje” nga Bashkia Shkodër për kontributin e dhënë për këtë sport.
Duke qenë pjesë e një brezi lojtaresh të shkëlqyera edhe Valbona ka rënë në sy për lojën e saj dhe për këtë arsye është vlerësuar si një nga më të mirat e shekullit për këtë skuadër.
Ka luajtur në rolin e pasueses dhe duke patur një shtatëlartësi të admirueshme, ishte e para që luante në një pozicion të tillë. Për këtë arsye, binte në sy për lojën e saj.
Vetë ajo në një prononcim të dhënë, u pat shprehur e lumtur që ka kontribuar për Vllazninë duke thënë: “Sporti i volejbollit është një sport kolektiv dhe me thënë të drejtën ndihem shumë e privilegjua që jam vlerësuar. Ka qenë një kënaqësi e madhe të përfaqësoje Vllazninë në ato vite dhe ndihem me fat për këtë”.
Familja Lisha ne fakt eshte e gjitha e lidhur me volejbollin. Perveç Valbones, edhe bashkeshorti i saj, Besnik Lisha ka qene nje nga volejbollistet me te mire te Vllaznise nderkohe qe sot drejton ekipin e femrave te saj te Skenderbeut. Po ashtu, edhe dy femijet e ketij çifi jane marre me volejboll ku spikat ne veçanti djali, Gerti qe ka luajtur edhe me kombetaren shqiptare./www.shkodrasport.com/