Nga Gjergj KOLA

Nese flasim per atletiken shkodrane, padyshim qe emri i cili kurrsesi nuk mund te anashkalosh e vitet ’80, eshte ai i Arbana Xhanit (Bekteshit). Nje kampione dhe rekordmene e madhe e cila ka shkruar emrin e saj me germa te arta ne historine e ketij sporti ne Shkoder dhe Shqiperi.

Po ndalemi sot tek ky personazh i njohur, pasi ajo ka ditelindjen. Arbana feston 57 vjetorin e saj te lindjes dhe me kete rast, ne emer te gazetes “Shkodra Sport” dhe lexuesve te saj, i urojme asaj edhe 100 vite te tjera te lumtura!

Arbana Xhani ka lindur ne Shkoder me 1 qershor 1967 dhe qe ne moshe te vogel zgjedh te merret me atletike, sport ku ajo do te shkelqente duke qene nje nga sprintieret dhe rekordmenet e Shqiperise ne garat e kercimeve dhe te shpejtesise.

Arbana Xhani Bekteshi është atletja shqiptare që kaloi duke thyer rekordin e kërcimit së gjati, 6 metrat për herë të parë. Ajo është 24 herë kampione kombëtare e garës së 200 metrave dhe 18 herë e garës 100 metra. Ka thyer tre herë rekordin kombëtar të 200 metrave dhe dy herë atë të kërcimit së gjati.

Arbana Xhani ka marre titullin “Mjeshtre Sporti” në vitin 1988, me pas ate “Mjeshtres së Merituar te Sportit” ( Medalje e Artë) në 2003. Eshte nderuar edhe me medaljen “Naim Frashëri” nga Presidenti i Republikes, ndersa ne vitin 2019,ne kuadrin e festimeve te 100 vjetorit te SK Vllaznia, eshte nderuar edhe me titullin e larte “Mjeshtre e Madhe”.

Njekohesisht ajo eshte vleresuar edhe si “sportisja e shekullit’ e SK Vllaznia, pikerisht per titujt e shumte kampion kombetar, per rekordet e shumta dhe medaljet si ne arenen kombetare dhe ate nderkombetare.

Prej vitesh nderkohe, protagonistja e ketij shkrimi po jep nje kontribut shume te madh edhe si pedagoge ne Fakultetin e Edukimit Fizik prane Universitetit “Luigj Gurakuqi” te Shkodres./www.shkodrasport.com/