Nga Gjergj KOLA

E veçante eshte dita e sotme per ish- volejbollistin e mirenjohur te Vllaznise Mark Kroqi. Ai feston 63 vjetorin e tij te lindjes dhe me kete rast, gazeta “Shkodra Sport” i uron edhe 100 vite te tjera te lumtura!

Ka lindur në Shkodër më 27 janar 1961. Një nga sportistët më të suksesshëm në historinë e Vllaznisë në volejboll. E ka nisur këtë sport në vitin 1972 dhe e ka përfunduar në vitin 1993. Në moshën 16- vjeçare ka luajtur me ekipin e të rriturve të Vllaznisë dhe në moshën 17- vjeçare kam qenë lojtar i ekipit kombëtar.

Gjatë këtyre viteve, ka arritur të fitojë tre Kupa të Republikës në vitet 1985, 1988 dhe 1989. Në këtë të fundit, ka merituar edhe kupën si sportisti më i miri i aktivitetit. Gjatë karrierës së tij pikërisht për arsye të paraqitjeve të shkëlqyera në ekipin e Vllaznisë, është grumbulluar edhe në kombëtaren shqiptare, duke qenë për 10 vite me rradhë anëtar i saj.

Është nderuar me titullin “Mjeshtër Sporti”, ndersa ne kuadrin e festimeve te 100 vjetorit te Sk Vllaznia, u nderua nga Presidenti i Republikes me titullin e larte “Mjeshter i Madh”. Po ashtu, eshte vleresuar si nje nga “volejbollistet e shekullit te SK Vllaznia”.

Vitet e fundit iu rikthye sërish sportit të volejbollit duke marrë rolin e trajnerit dhe me ekipin e meshkujve në sezonin 2016-2017 arrin suksesin mëtë madh në historinë e Vllaznisë, shpalljen për herë të parë kampion të Shqiperise. Nga viti 2013 e deri ne vitin 2021 ka drejtuar edhe SK Vllaznia./SHKODRA-SPORT.COM/