Nga Gjergj KOLA
Prej me teper se nje viti eshte pjese e rendesishme e boksit shqiptar dhe jo vetem. Mondi Ndou, nje ish- boksier kampion i Vllaznise se viteve ’90, i eshte rikthyer serish pasionit te tij te rinise, por tashme ne rolin e promotorit dhe ka organizuar disa aktivitete fantastike dhe padyshim qe ka edhe shume plane per te ardhmen.
Po ndalemi sot tek ky personazh sepse kjo dite perkon me ditelindjen e tij. Ai feston 51 vjetorin e lindjes dhe me kete rast, ne emer te redaksise se gazetes “Shkodra Sport” dhe gjithe lexuesve te saj i urojme edhe 100 vite te tjera te lumtura!
Mondi duke qene edhe nipi i trajnerit Zef Gjoni, eshte nje nga boksieret e pare te Vllaznise pas viteve ’90 dhe bashke me Besnik Gjetjen dhe Admir Hardollin jane tre kampionet e pare me te rinjte ne vitin 1992, duke nisur keshtu shkrimin e nje histori shume te suksesshem te ketij sporti ne Shkoder, suksese qe vazhdoje edhe sot.
Por ka kaluar shume vite, ai emigron jashte Shqiperise sebashku me te vellane- Gjovalin dhe me kolegun e tyre Melser Abdyli dhe fillimisht ne Angli dhe se fundi edhe ne Gjermani, jane bere sipermarres te medhenj duke krijuar edhe kompanine e tyre “LCF Elektro”. Por perpos biznesit, ato nuk e lane pas dore edhe sportin e boksit.
Mondi ka krijuar kompanine e promocionit “FISTS OF FIRE” dhe ne dhjetorin e vitit te kaluar organizoi nje aktivitet madheshtor ne Frankfurt te Gjermanise, duke promovuar disa prej boksiereve me te mire shqiptare ne kete ring. Nderkohe ne muajin mars te ketij viti organizuan nje tjeter aktivitet te permasave te jashtezakonshme qe nuk ishte pare ndonjehere me pare ne Shqiperi, pikerisht ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi”.
Ne shtator te ketij viti nderkohe ka firmosur nje kontrate sponsorizimi me Shoqaten e Boksit Vllaznia dhe ai eshte zgjedhur president i boksit shkodran, duke marre mbi shpine nje tjeter barre te rendesishme per çuarjen edhe me perpara te sukseseve te boksiereve te Vllaznise.
Nderkohe pak dite me pare, Mondi Ndou ishte serish pjese e organizimit te nje tjeter eventi te madh ne Londer te Anglise duke treguar edhe njehere tjeter se planet e tyre per te ardhmen jane edhe me ambicioze. Por sonte eshte koha qe ai te festoje bashke me njerezit e tij te dashur ditelindjen dhe nga neser e prapa te vijoje me projektet e tij ne sport dhe biznes./www.shkodrasport.com/